29 ditë pas konstatimit se kryetari i Sarajit Blerim Bexheti duhet të jep llogari, Komisioni Kundër Korrupsionit ka dorëzuar në Prokurori iniciativën për ngritjen e kallëzimit penal lidhur me çështjen e platformave ilegale në Matkë. Kryetarja e këtij komisioni Biljana Ivanovska tha se me dosjen e Bexhetit tani do të merret organi i akuzës.

“Për shkak të mos ndërmarrjes së veprimeve nga ana e tij për heqjen e ndërtimeve pa leje, përkatësisht për mos procedimin e kërkesave për legalizimin e platformave ilegale. Ai e ka zvarritur tërë procesin, duke mos vepruar ndaj asaj kërkesë me ç’ rast iu ka mundësuar shfrytëzuesve të ndërtimeve pa leje që gjatë kësaj periudhe të përfitojnë duke punuar në të zezë”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Anti-Korrupsionit.

Prokuroria Themelore ka 30 ditë afat ligjor për t’iu përgjigjur Anti-Korrupsionit nëse rekomandimet e bëra në seancën e 5 gushtit, kanë bazë për ndjekje penale të Kryetarit të Sarajit Blerim Bexheti për dyshime të korrupsionit lidhur me mos veprimin ndaj platformave ilegale në Matkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Turqi, shtyhen procedurat e haxhit për shkak të koronavirusit

Pagesat, përgatitjet dhe procedurat e tjera për haxhinjtë e mundshëm turq në…

SHBA: Gjykata e Lartë nuk pranon të shqyrtojë apelin e Shkëlzen Berishës për akuzat ndaj tij

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nuk pranoi ta shqyrtonte një…

Dyshohet se ra nga ndërtesa, gjendet i vdekur një 50-vjeçar në Prishtinë

Një 50-vjeçar është gjendur pa shenja jete në Prishtinë. Rastin e ka…

Tërmeti i fuqishëm godet Alaskën, alarm për cunami

Lëkundjet me magnitudë 8.2, nuk raportohen viktima apo dëme të mëdha materiale…

Komandot e FSK-së po trajnohen nga instruktorët e forcave turke

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ushtarët e…