Diskriminimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës po vazhdon në forma të ndryshme. Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ka thënë se shqiptarët në Luginë po shtypen edhe ekonomikisht.
“Të dhënat e fundit të Entit të Statistikave po e dëshmojnë edhe përmes numrave diskriminimin edhe në paga. Shqiptarët në Luginë përveç që ballafaqohen me shkallën më të ulët të punësimit në Serbi. Ata edhe kur janë të punësuar paguhen më pak se mesatarja në nivel vendi. Asgjë nuk është e rastësishme”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.
Ai ka kërkuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj këtij fenomeni.