Gazetar: Adrian Kerimi

Ndonëse pa lopata dhe pa beton, në rrugën Tetovë-Gostivar u vu gurë themeli i Korridorit 8. Ende pa filluar punimet për asnjë korsi, kryeministri Dimitar Kovaçevski me plot optimizëm tha se Maqedonia nga rreth rrotullim po bëhet udhëkryq i Ballkanit.

“Nëse Maqedonia e Veriut deri tani ishte rreth rrotullim, tani me Korridorin 8 bëhet udhëkryqi i vërtet i Ballkanit. Kjo është e ardhmja jonë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti gjeti kohë për pak fjalë të urëta popullore.

“Të lidhësh me ura e brigje një Ballkan të tërë është punë e ndritshme që do të shërbejë drejtpërsëdrejti në lidhje edhe më të forta të miqësive”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi falënderoi kreun e partisë për mundësinë.

“Bac u krye kryetar edhe kjo punë. Faleminderit”, u shpreh Artan Grubi, Zëvendëskryeministër.
Ambasadorja e SHBA-ve Angela Aggeler u lut që punimet të përfundojnë në kohë.

“Ky është një investim për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe të ardhmen e vendeve të lidhura me Korridorin 8 dhe më gjerë”, deklaroi Angela Aggeler, Ambasadore e SHBA-ve.

Ndërkohë drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugët Shtetërore, Ejup Rrustemi u përfshi nga emocionet.

“I nderuar kryeministër, i nderuar kryetar i Parlamentit, i nderuar kryeministri i parë, i dashur kryetar Ali Ahmeti. Ministrin e Transportit, zotëri Kovaçevski”, u shpreh Ejup Rrustemi, Drejtor i NP Rrugët Shtetërore.

Gurë themeli i Korridorit 10-D do të vihet javën që vjen. Ndërtimi i dy korridoreve në 4 pjesët e parapara përfshinë 110km rrugë autostradë, ndërsa kap vlerën e 1.3 miliard eurove. Në këtë shumë nuk është përfshirë shpronësimi që nënkupton rritjen e kostos. Kompania ndërtuese do të jetë konzorciumi turko-amerikan Bechtel&Enka. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Detaj që flet shumë mbi heroizmin e familjes Ukshini

Gjyshja e Sami Ukshinit – Komandant Sokolit i cili i u arrestua…

Ambasada amerikane në Ukrainë paralajmëron për kërcënim të shtuar të sulmeve

Shtetasit amerikanë në Ukrainë po paralajmërohen të qëndrojnë vigjilent për një “kërcënim…

Mbështetja për Ukrainën, temë diskutimi në takimin e NATO-s javën që vjen

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shkon të hënën në Bruksel për…

Kërkohet një muaj paraburgim për policët dhe doganierët

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës që…

Shqipëri / Tërmet me magnitudë 4.1 ballë në

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë është regjistruar në Fushë-Arrëz. Lëkundjet u…