Nisur nga fakti se Bashkësia Fetare Islame, Institucioni i vetëm fetar islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është kapur nga injorantë, nga sharlatanë dhe rrënues të këtij Institucioni, nga individë të shërbimeve të huaja e të nëntokës;
Nisur nga fakti se Bashkësia Fetare Islame ka ngelur një Institucion pa personalitet, pa integritet, pa rol e pa peshë në shoqërinë tonë;
Nisur nga fakti se Bashkësia Fetare Islame ka ngelur në duart e zhvatësve dhe të degraduesve, të shitësve e të tëhuajësuesëve të vakëfit;
Nisur nga fakti se Bashkësia Fetare Islame kurrë nuk ka qenë kaq e depersonalizuar në sytë e myslimanëve të vendit, e lënur shkret nga myslimanët që gjithnjë e më shumë distancohen ngaqë këtë Institucion kanë filluar ta shikojnë si filiale partishë e shërbimesh intelegjente të huaja –
një grup imamësh, teologësh, profesorësh, nëpunësish fetarë, intelektualë të fushave të ndryshme islame, kanë propozuar formimin urgjent të Këshillit për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI-së në RMV.
Duke qenë se Bashkësia Fetare Islame tashmë është nën regjimin e disa puçistëve klasikë të cilët synojnë t’i realizojnë interesat e tyre meskine gjithnjë duke e shkelur Kushtetutën aktuale të BFI-së, ku nga mosdituria, nga mosnjohja e këtij akti më të lartë të BFI-së, ku nga misioni i tyre parësor për ta degraduar sa më shumë Institucionin e vetëm fetar që e kanë myslimanët e vendit, ky Këshill tashmë është obliguar që ta interpretojë Kushtetuutën ekzistuese në mënyrë sa më autentike dhe të japë kontributin e vet në stopimin e sa më shumë veprimeve antikushtetuese që po bëhen në BFI.
Ky Komision që në fillim ka konstatuar se, janë bërë shkelje flagrante të kësaj Kushtetute që nga shkarkimi i Reisit, H. Sulejman ef. Rexhepit, si:

Sulejman Rexhepi nuk është shkarkuar në mënyrë legale dhe legjitime;

Sulejman Rexhepi është shkarkuar nga një “organ” inekzisten, jokompetent dhe në mënyrë të falsifikuar;

Fjala “e kanë caktuar” që i atribuohet caktimit të Shaqir Fetait si ushtrues detyre Kryetar i BFI-së deri në përfundim të procesit të zgjedhjes së Kryetarit, është fjalë jokushtetuese. Askund në Kushtetutën aktuale nuk shkruan se një organ “caktohet” por, ose zgjedhet ose emërohet

Shaqir Fetai “caktohet” si një organ inekzistent, si një “funksionar” që nuk e njeh Kushtetuta por asnjë akt tjetër normativ i BFI-së;

“Trupi shkarkues”, “Rijaseti” i Shaqir Fetait, që ka shkarkuar Sulejman Rexhepin është përbërë prej njerzve që nuk kanë të drejtë vote, siç janë kordinatorët e Myftinive por edhe nga drejtues të shoqatave, komisioneve dhe ish anëtar të Kuvendit të BFI, që Kushtetuta nuk i njeh si anëtarë të Rijasetit (shih Nenin 35 i cili thotë “Rijaseti i BFI-së përbëhet prej Reis ul Ulemasë, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI-së, muftinjve, drejtorëve dhe dekanëve të institucioneve arsimore, kryetarëve të shoqatave të Bashkësisë Fetare Islame dhe dy anëtarëve të caktuar nga ana e Reis ul Ulemasë me përvojë në organizimin e jetës fetare në radhët e BFI-së.”);

Asnjë prej atyre personave të përfshirë në “rijasetin puçist” nuk janë organe, ndaj dhe nuk e kanë të drejtën e sjelljes së vendimeve në emër të organeve që i drejtojnë;

Asnjë nga ata “myftinjë” nuk ka konsultuar organin e vet, me myftininë, nuk ka ofruar procesverbal; nga mbledhjet ku janë sjellë vendime unanime për tërheqjen e besueshmërisë ndaj Sulejman Rexhepit, nuk kanë propozuar shkarkimin e tyre, nuk është debatuar rreth këtij shkarkimi, për më tepër, asnjë nga këta “myftinjë” nuk ia kanë tërheqë vëretjen Sulejman Rexhepit për shkeljen e Nenit 58, për ç’gjë edhe do të dorëzohen para presionit të organeve të tyre që i përfaqësojnë e që po kërkojnë shkarkimin e Sulejman Rexhepit;

H. Sulejman Rexhepi shkarkohet me një “deklaratë” të vulosur nga vulat e nxjerra jasht zyreve të organit dhe të tubuar në ndodnjë zyre ku mund të kenë qenë të kërcënuar nën tytën e armëve. (Ndryshe, nxjerrja e vulës jasht zyres së organi dhe fallsifikimi i dokumentit me ato vula paraqet vepër penale!)
Duke i vërejtur këto shkelje flagrante të Kushtetutës ekzistuese të BFI-së, duke i vërejtur falsifikimet si dhe nënshtrimin e bashkëpunëtorëve të vet para forcave të errëta e destruktive që asnjëherë nuk ia kanë dashur të mirën BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i gjendur në rrethana të papritshme të pabesisë dhe, i nxitur nga mëshira ndaj bashkëpunëtorëve të vet që t’i nxjerrë nga balta ku janë futur, më 29.05.2020 ofron dorëheqje që është protokoluar me nr. 217/15-13!
Sipas Kushtetutës së BFI-së Neni 64, “Secili funksionar i BFI-së ka të drejtë të jep dorëheqje, dhe për të njëjtën vendos Rijaseti i BFI-së.”
Deri më sot, po bëhen gjashtë muaj, Rijaseti nuk është mbledhur për të vendosur lidhur me dorëheqjen e H. Sulejman ef. Rexhepit, as nuk është miratuar dhe as nuk është refuzuar, që do me thënë se, islamikisht dhe juridikisht, ai edhe më tej mbetet Kryetar i BFI-së, dhe mbanë prgjegjësi para Aktit më të lartë të BFI-së, para myslmanëve të vendit dhe, mbi të gjitha, para Allahut xh.sh.
Gjithashtu, Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI-së konstaton se, bazuar në nenin 65 të Kushtetutës “Funksonarët e emëruar japin betimin solemn para Reis ul Ulemasë”, dhe askund në Kushtetutë nuk thuhet se ky betim mund të bëhet edhe para ushtruesit të detyrës, kështu që:

Shaqir Fetait dhe bashkëpunëtorët e tyre puçistë rreptësisht ju ndalohet që të “emërojnë” myfti vetëm sa për të falsifikuar organin më të lartë kolektiv “Rijasetin”, sepse:
a) kordinatorët nuk kanë të drejtë të votojnë;
b) kordinatorët nuk mund të shpallen myfti, sepse ata i emërton sipas procedurës dhe rregullores për zgjedhjen e myftive, vetë Reisul Ulema dhe,
c) myftinjtë pa muraselen e Reisul Ulemasë nuk mund të ushtrojnë detyrën e myftiut. Muraselen e jep ekskluzivisht Reisul Ulema Kryetari i BFI-së dhe jo ushtruesi i detyrës, “organ” ky i panjohur për BFI-në.

Marrë parasysh situatën e përgjithshme tejet të pavolitshme në të cilën gjendet aktualisht BFI-ja, marrë parasysh se për momentin ky Institucion fetar islam ësht futur në disa rrugë qorre, Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetushmërisë së BFI-së do të imponohet vullnetarisht si trup mbipalë, për të përafruar mendime, propozime, këshilla sa më të përafërta të të gjithë faktorëve relevant, duke u përpjekur të luajnë rolin e një ndërmjetësuesi apo lehtësuesi për ta nxjerrë në pozita sa më të lakmueshme, mbi të gjtha, Institucionin e BFI-së.

Këshilli (KMK të BFI në RMV) do t’i kontaktojë të gjitha palët relevante në vend të cilët do të jenë në përputhje me qëndrimet e Këshillit në mbrojtjen dhe në veprimin ekskluzivisht sipas Kushtetutës së BFI-së.
Këshilli do të jetë i hapur me të gjithë faktorët si dhe me mas mediat e vendit. Do të organizojë konferenca e takime shkencore, do të jetë shumë transparente dhe koperative me të gjithë faktorët e vendit, me mediat por edhe me faktorët ndërkombëtarë.
Meqë situata është gati jasht kontrollit, meqë jemi para një emergjence imediate, KMK do të jetë shumë aktive që në fillim të punës së vet, duke kërkuar përkrahjen, ndihmë, sugjerimet dhe këshillat e tërë komunitetit të teologëve të vendit.
Këshilli konstaton pa kurrfarë dileme se një veprim i këtillë është amanet i Zotit dhe detyrim fetar, por edhe gjest kombëtar e akt njerëzor.
Këshilli do të dalë me propozime konkrete, me sugjerime e me zgjidhje të paanshme për tejkalimin e mosmarrëveshjeve deri në përfundim të procesit zgjedhor dhe në zgjedhjen e Kryetarit të BFI-së.
Këshilli do të kërkojë, do të inicojë e do të ngrisë padi penale, do të kërkojë përgjegjësi morale e penale prej të gjithë atyreve që do të mbajnë anën e destruktivitetit dhe do të stigmatizohen si përçarës dhe vegla të shërbimeve antiislame në vend.
Na priftë e mbara dhe i Lutemi Zotit Fuqiplotë që të na ndihmojë në këtë angazhim tonin vullnetar dhe shumë fisnik, pa kurrfarë interesi dhe pa kurrfarë synimesh meskine. Për këtë e kemi dëshmitarë Vetë Allahu xh.sh.

11 nëntor 2020, Shkup

Kryesia e ngushtë e Këshillit për Mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI në RMV
Kordinator Shaban Aziri
Zv. Kordinator Eset Shaqiri
Zv. Kordinator Mirdi Brao

https://www.facebook.com/116695443577184/posts/117578366822225/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…