Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Panama.

Ajo gjatë vizitës në Panama do të pritet nga homologu i saj, Laurentino Cortizo Cohen.

Osmani do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së Shën Nënës Tereze.

E para e shtetit të Kosovës do ta vizitojë edhe Kosta Rikan, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij vendi Rodrigo Chaves, njofton Presidenca.

“Presidentja Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Republikën e Panamasë dhe në Republikën e Kosta Rikës Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka udhëtuar fillimisht në Panama, për vizitë zyrtare në këtë shtet, për të vazhduar pastaj vizitën zyrtare në Kosta Rika. Gjatë vizitës në Panama, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga homologu Laurentino Cortizo Cohen, teksa do të zhvillojë takime edhe me institucione dhe organizata të tjera. Në këtë vizitë, Presidentja Osmani pritet të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Nënë Terezës, si dhe në një Forum të përbashkët me ministren e punëve të Jashtme të Panamasë, znj. Erika Mouynes. Pas vizitës në Panama, Presidentja me ftesë të presidentit të Kosta Rikës, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij shteti, z. Rodrigo Chaves. Kosta Rika sipas datës së njohjes, është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa vizita e Presidentes Osmani është e para e një lideri të Kosovës në këtë shtet. Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani pritet të ketë edhe takime të tjera”.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka takuar edhe zëvendësministren e Jashtme të Panamasë Marta Gordon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Federata Evropiane e Gazetarëve u bën thirrje edhe shteteve të tjera të ndjekin shembullin e Kosovës

Të dielën, së bashku me Qeverinë e Kosovës, Qendrën Evropiane për Lirinë…

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i vlerëson vdekjet e civilëve në Bucha si “brutale”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg të dielën e quajti vdekjen…

Në Ukrainë gjendet një qytet që quhet Yarun sikurse lagjia Jarun Zagreb, a është programuar gabimisht fluturakja pa pilot?

Në Jarun të Zagrebit mbrëmë diku pas orës 23:00, është rrëzuar një…

Pas konfirmimit të aktakuzës, Nasim Haradinaj nesër paraqitet para Speciales

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Gjykata…

Njoftim nga Shek Hallaçi

NJOFTIMDëshiroj ti njoftoj bashkëkombasit,se këtyre ditëve kemi pasur presione nga njerëz te…