Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në këtë shtet,

Kjo vizitë do t`i rikonfirmoj marrëdhëniet e shkëlqyeshme me Slloveninë, teksa me homologun Pahor, në një sërë aktivitetesh të përbashkëta, presidentja Osmani do t`i diskutojë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe raporteve ndërshtetërore.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë kësaj vizite, Osmani do të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të Parlamentit të Sllovenisë si dhe të Këshillit Kombëtar të Sllovenisë.

“Forcave të Armatosura të Sllovenisë, Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në këtë shtet do t`ua ndajë një dekoratë për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës, në të cilin përgjatë viteve kanë shërbyer mijëra ushtarë slloven”, thuhet në njoftim.

Në agjendën e vizitës zyrtare të Presidentes Osmani në Slloveni do të jetë edhe takimi me mërgatën e Kosovës në Slloveni, ligjërata e organizuar nga Qendra për Perspektivën Evropiane dhe Bled Strategic Forum si dhe pjesëmarrja në shfaqjen “Zgjimi i pranverës”, bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Qendrës për Arte dhe Komunitet- Artpolis, e cila do të jepet në Teatrin e Nova Goricës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mbi 20 gazetarë u sulmuan në veri, flet kryetari i AGK-së

Mbi 20 është numri i gazetarëve që janë sulmuar sot gjatë raportimit…

Zgjedhjet, deri në orën 18:00 kanë votuar 45. 48%

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar orë pas ore shifrat e pjesëmarrjes…

Sindromi Havana – policia në Berlin po heton rastet në Ambasadën amerikane

Policia në Berlin të Gjermanisë ka filluar hetimet pasi stafi në ambasadën…

Avokati Raufi: Fatime Fetai nuk e ka drejt!

Avokati mbrojtës Naser Raufi theksoi për INA se prokurorja Fatime Fetai sot…

Arrestohen gjashtë persona në një objekt në Zherovjan të Tetovës, policia zbulon armë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton më (25.06.2021) nga ora 1:30 deri…