Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 32 vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut.

Osmani tha se 114 delegatët e Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet aktit, siç e quajti ajo, heroik e juridik, morën guximin që ta artikulojnë vullnetin e popullit të Kosovës për trajtim të barabartë.

“Më tepër se tri dekada më parë, gra e burra patën guximin që Kosovës t`ia japin drejtimin e duhur, ta krijojnë bazën për subjektivitet të shtetit në ardhje, ndaj në këtë përvjetor falënderoj secilin që vuri një gur në projektin tonë historik për shtet”, ka shkruar Osmani.

Tutje, Osmani tha se themelet e shtetit të Kosovës janë të ngritura mbi vendimet e delegatëve të 2 korrikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sulmi në festivalin e Kalifornisë, momenti kur njerëzit në panik largohen

Të paktën 4 të vrarë dhe 15 të plagosur është bilanci i…

Mediat tregojnë detajet e takimit që “doli jashtë shinave”, ndërmjet presidentit Trump dhe Demokratëve

Një takim i presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me përpjekjet për…

Emërimi i Escobar për Ballkanin, Çollaku: SHBA e përkushtuar, Qeveria e Kosovës pa gatishmëri për arritje të marrëveshjes

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emëruan Gabriel Escobar, në vend të Matthew…

Zv/kryeministri dhe ministrat serbë heqin flamurin e Kosovës nga zyrat e tyre (FOTO)

Zyrtarë nga Lista serbe, kanë nisur të sfidojnë shtetin e Kosovës, edhe…

Ora policore gjatë kësaj fundjave prej orës 19 deri në orën 5

Për dallim nga fundjava paraprake, qytetarët këtë fundjavë do ta kalojnë me…