Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar sërish nga Serbia të që të jap të dhëna dhe informacionet për të zhdukurit me dhunë në Kosovë, gjatë luftës së fundit.

“Prandaj edhe sot bëj thirrje që se bashku me komunitetin ndërkombëtar të rrisim angazhimin në mënyrë që Serbia përfundimisht të përgjigjet për krimet e kryera por edhe të tregoj vendndodhjen e e më të dashurve tanë, qytetarëve tanë për të cilët akoma nuk e dimë se ku janë”.

“Siç e dini në dialogun me Serbinë është prioritizuar çështja e të zhdukurve dhe institucionet e Kosovës janë duke e bërë të pamundurën në mënyrë që nëpërmjet këtij procesi ti jep përfundimisht Serbia t’i jap të gjitha  të dhënat që do të na qonin tek zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë nga lufta e fundit në Kosovë”,ka thënë Osmani sot para mediave, pasi bëri homazhe tek obelisku për personat e zhdukur.

Ajo ka deklaruar se shpreson që në bashkëpunim me palën ndërkombëtare do të arrihet marrëveshje për të zhdukurit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Besoj se jemi në rrugën e duhur sepse Republika e Kosovës, jo vetëm që ka treguar konstruktivitet, por edhe ka dhënë propozime konkrete që kontribuojnë në këtë drejtim, por kontribuojnë për paqe dhe stabilitet afatgjatë. Me ShBA-në dhe BE-në kemi bashkëpunuar në këtë drejtim, shpresojmë me trysninë ndërkombëtare të arrihet kjo marrëveshje që do ta shtrinte rrugën drejt zbardhjes së të zhdukurve me dhunë”, ka thënë Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti nga Greqia në Francë, merr pjesë në premierën e filmit “Pa vend”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Greqisë ka udhëtuar për në Francë…

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy persona të plagosur

Të shtëna me armë kanë ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin…

Sela uron Kurtin për fitoren në zgjedhje

Ziadin Sela, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët uroi fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje…

Gjermania shtyn karantinën deri në qershor, ndërsa numri i infeksioneve vazhdon të rritet

Shkalla e infeksionit të koronavirusit në Gjermani u rrit në fundjavë megjithë…

Bogoevski jep dorëheqje nga funksioni i deputetit, Ahmeti nuk e ka ndërmend!

Deputeti Pavle Bogoevski ka paraqitur dorëheqjen e tij deri tek shërbimet parlamentare.…