Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një delegacion të Grupit të Miqësisë Austri- Kosovë, të kryesuar nga eurodeputeti Lukas Mandl dhe në përbërje të të cilit ishin edhe zyrtarë të lartë austriak dhe afaristë.

Siç bën të ditur Zyra e Presidentes, në takim u diskutua edhe për procesin e dialogut me Serbinë, teksa Osmani potencoi obstruksionet e Serbisë në procesin e dialogut, duke e penguar dialogun dhe duke u përpjekur që nëpërmjet përdorimit të bandave kriminale në veri ta destabilizojë jo vetëm Kosovën.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar për kontribut për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit, në koordinim me aleatët.

“Kosova ka nevojë për mbështetje të mëtejme nga partnerët për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, sepse avancimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare sjellë më shumë stabilitet e prosperitet për të gjithë qytetarët, pa dallim” ka thënë Osmani.

Më tej, në takim u diskutua edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, ndaj në këtë kontekst Presidentja Osmani përmendi potencialin ekonomik që ka Kosova, sikurse edhe mjedisin e favorshëm për investitorët e huaj.

Politika e jashtme, arsimi, shëndetësia dhe shkëmbimi tregtar u përmendën në kontekst të thellimit të bashkëpunimit të Kosovës me Austrinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Polonia do t’i dërgojë në Ukrainë tanket Leopard 2 “në dy ose tre javët e ardhshme”

Polonia do të dorëzojë 14 tanke Leopard 2 në Ukrainë në “dy…

Letra e Kurtit për kryeministrin maqedonas: Pse nuk vij në “Ballkanin e Hapur”

Por Kurti i është përgjigjur me një “refuzim diplomatik”. Në një letër…

Ndërpritet seanca, tensione dhe përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku ishte duke u debatuar për të…

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj/Sot qytetarët dalin në protestë

Vrasja makabre që ndodhi në Ferizaj javën që lamë pas, na e…

Banorët e Kievit sërish i zgjon zhurma e sirenave që paralajmërojnë sulmet ajrore, Lvivi goditet nga raketat ruse

Banorët e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev – sërish sot janë zgjuar nga…