Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York bashkë me kryetarë të disa shteteve të rajonit ka takuar shefin e politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në këtë takim u diskutua për situatën në rajon dhe marrëdhëniet e shteteve të Ballkanit me BE-në, thuhet në komunikatën nga Zyra e Presidentes.

Osmani ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në BE, ndaj në këtë kontekst ka përmendur faktin se Kosova i ka plotësuar të gjithë kriteret për liberalizim vizash. Për këtë shkak, ajo ka potencuar se i takon BE-së që t`i përmbushë premtimet e veta ndaj Kosovës.

Ajo ka folur edhe për situatën aktuale në Kosovës, duke përmendur përmbushjen e marrëveshjes për targat.

“Kosova ka përmbushur një aspekt ligjor duke zbatuar marrëveshjen e vitit 2011 dhe 2016 për targat. Përpjekjet për tensionim dhe destabilizim nga struktura ilegale të mbështetura nga Serbia duhet t`i gjykojë vetë BE-ja”, ka theksuar Osmani.

Sipas saj, Kosova është palë konstruktive në procesin e dialogut me Serbinë, porse ky proces duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe me rendin aktuale juridik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pushtimi nga Rusia/ Ambasadorja e Ukrainës në SHBA: I gjithë populli do të luftojë për të mbrojtur shtëpitë e tyre

Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova, deklaroi se të…

Kurti për sulmet në Zveçan dhe Zubin Potok: Të nxitura nga Serbia në sy të ndërkombëtarëve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, vlerëson se sulmet në Qendrat e Regjistrimit…

Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës

Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë dy kamionë në Zubin Potok dhe…

Zbulohet mozaiku i figurës së Agim Ramadanit në kazermën e FSK-së në Gjilan

Në dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, është zbuluar sot…

Taravari: Me shkuarjen e BDI-së në opozitë lind një shpresë për shqiptarët

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot tha se…