Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare të Luksemburgut, Franz Fayot.

Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua për raportet dhe bashkëpunimin mes Kosovës me Luksemburgun si një nga kontribuuesit kryesor në projekte zhvillimore e të cilat janë në dobi të qytetarëve të Kosovës.

Osmani u falënderua për angazhimin e Luksemburgut për kontributin e pashoq në fushën e shëndetësisë ndër vite, si dhe në fushën e arsimit.

Ministri Fayot vlerësoi progresin e gjithmbarshëm në Kosovë, duke theksuar në veçanti angazhimin për luftim të korrupsionit dhe sundimit të ligjit.

“Palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë në drejtim të zhvillimit të kapitalit njerëzor, dhe diskutuan potencialin për investim në fushën e digjitalizimit, energjisë, si dhe në drejtim të mbledhjes dhe gjenerimit të të dhënave si parakusht për politikbërje më efektive”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fillon takimi Hoti-Rama

Ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministrit të…

VIDEO / Alajdin Demiri vs Muhamed Zeqiri

Rrjeteve sociale po qarkullon një pjesë e emisionit debativ të TV 21…

Osmani: Ta quash reciprocitetin “pengesë” do të thotë që nuk beson te e drejta sovrane

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Hoti…

Kamçev del nga paraburgimi, edhe ai si Mijallkovi ofroi 11 milion euro garanci

Biznesmeni Orce Kamçev sonte ose më së voni deri nesër do të…

Zelensky dënon vendimin e Perëndimit: I dhatë dritën jeshile Rusisë që të vazhdojë bombardimet

Presidenti ukrainas dënoi liderët perëndimorë për refuzimin e vazhdueshëm për të vendosur…