Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për t’u koordinuar në sjelljen e vaksinave për qytetarët.

Ajo ka thënë se do të sigurohen ato me mbështetjen e vendeve mike, por nuk dha më shumë informata të tjera në lidhje me këtë.

“Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19. Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me Ministrin e Shëndetësisë, z.Arben Vitia, për këto çështje”.

“Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim COVID-19”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…