Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach si dhe me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, Manuel Sarrazin.

Osmani ka thënë se ka rifonfirmuar edhe njëherë qëndrimin se integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera demokratike të rajonit në strukturat euro-atlantike është përgjigja e vetme për ta parandaluar agjendën destablizuese dhe ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tonë.

“Këtë qëndrim e rikonfirmova në takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, z. Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar, z. Stuart Peach si dhe me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë, z. Manuel Sarrazin”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Sipas Osmanit, angazhimi i partnerëve të Kosovës në Ballkanin Perëndimor është hapi i duhur drejt rienergjizimit të procesit integrues, i cili siguron paqen e qëndrueshme, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Bllokohet autostrada Shkup-Tetovë, banorët e fshatit Gërçec kërkojnë energji elektrike

Pasditen e sotme banorët e fshatit Gërçec kanë bllokuar autostradën Shkup-Tetovë në…

Ministrja bullgare: Zjarri në autobusin e “Besa Trans” është shumë i çuditshëm, ka filluar shumë shpejt

Ministrja e përkohshme e Zhvillimit Rajonal të Bullgarisë, Violeta Komitova, komentoi për…

Metaversi, teknologjia e pastër, hapësira e militarizuar: Pesë zhvillime teknologjike për t’i ndjekur gjatë vitit 2022

Nëse viti 2021 ishte vit kur bota kaloi nëpër tronditjen e shkaktuar…

Eskobar: Mali i Zi mbetet objektiv tërheqës për Moskën

Mali i Zi mbetet një objektiv tërheqës për Moskën dhe kjo është…

Osmani pret në takim ish-presidentët Sejdiu, Jahjaga dhe Pacolli

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim tre ish-presidentët e…