Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova nuk do të heq dorë nga marrëveshja bazë dhe se nenet në të duhet të respektohen edhe nga ana e Serbisë.

Osmani ka thënë se pala serbe vazhdon të mos e respektojë asnjë marrëveshje që buron nga dialogu.

E para e shtetit, duke përmendur nen për nen, ka thënë se të gjitha do të mbesin në fuqi.

“Serbia akoma pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, siç ndodhi edhe në shkurt po ndodh edhe në mars, pra tregoi atë që nga dialogu nuk kanë asnjë vlerë për të, as politike e as juridike. Rrjedhimisht e njoftoi bashkësinë ndërkombëtare që nuk do ta zbatojë ato të cilat qartë dalin nga marrëveshja bazë dhe aneksi”.

“Teksti i marrëveshjes bazë mbetet si i tillë dhe nuk ndryshohet, rrjedhimisht akoma neni 4 i asaj marrëveshje i cili e obligon Serbinë që mos ta kundërshtojë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në asnjë organizata, mbetet në fuqi”, ka thënë Osmani./EO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Delta detyron Holandën të rikthejë masat kufizuese

Kryeministri i Holandës, Mark  Rutte, njoftoi të premten në mbrëmje një seri masash për të…

Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht anëtare e NATO-s

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) informon se sot edhe zyrtarisht Maqedonia e Veriut është bërë…

Mbi 80 plumba drejt automjetit, ky është 43-vjeçari që u ekzekutua në Butel

Personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Butel të Shkupit është 43-vjeçari…

Ulet çmimi i naftës

Karburantet nga mesnata e sotme do të lirohen. Tre denarë më pak…

Vdes nëna boshnjake që po kërkonte eshtrat e të birit që vdiq në masakrën e Srebrenicës

Hajra Catic, një figurë kryesore në përpjekjet për të gjetur eshtrat e…