Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta nga homologu i saj austriak, Alexander Van der Bellen, në Vjenë.

Alexander Van der Bellen ka publikuar pamje në rrjetin e tij social në Twitter, nga pritja që i është bërë Osmanit, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen për Kosovën.

“Mirësevini në Vjenë, Presidente Vjosa Osmani. Vizita juaj nënvizon marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona. Dhe nuk dyshoj që marrëdhëniet tona do të bëhen edhe më të afërta ndërsa Kosova po përparon në rrugën e saj evropiane”, ka shkrur Van der Bellen.

Presidenca e Kosovës, ka njoftuar se Osmani do të takohet edhe me kancelarin Sebastian Kurz, sikurse edhe me ministren për veprime klimatike, mjedis, energji, mobilitet, inovacion dhe teknologji Leonore Gewessler me të cilët përveç diskutimit të aspekteve politike do të shqyrtohet edhe mundësia e bashkëpunimit në projekte konkrete ndërshtetërore.

Gjatë qëndrimit në Austri, Osmani do të takojë edhe zyrtarë të tjerë shtetëror e institucional.

Është paraparë një takim me Shoqatën e Miqësisë Austri – Kosovë, diasporën kosovare, si dhe me Odën Ekonomike Austriake. Ndërkaq në Akademinë Diplomatike të Vjenës, Presidentja Osmani do të mbajë një ligjëratë me temën: Forcimi i shtetësisë së Kosovës- Sfidat dhe Storjet e Suksesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Raketa kineze në afërsi të Tokës, NYT: A do të dënohet Kina nëse mbetjet e raketës shkaktojnë dëme në një vend tjetër!

Mbetjet e raketës kineze po enden në orbitë dhe pritet që të…

Autoblinda turke “Vuran” do të eksportohet në Kosovë

Autoblinda “Vuran 4×4”, e pajisur me mortajë dhe e zhvilluar me bashkëpunimin…

Zv.ndihmës sekretari amerikan Palmer me mesazh të fortë për Shkupin nëse nuk pastrohet rasti ‘Haraç’

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Metju Palmer ka theksuar se nëse nuk…

Vdes edhe personi i dytë i tragjedisë së sotme në Lagjen e Spitalit

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që ishte plagosur sonte të…

Borisov uroi Zaevin për rizgjedhjen e tij si Kryeministër

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ia ka uruar Zoran Zaevit fitoren zgjedhore dhe…