Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim tre ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.

Osmani është shprehur se ky takim ndihmon për të ndërtuar një model të ri të konsultimit të ish-presidentëve, sidomos për çështje të interesit nacional.

” I kam ftuar sot tre ish presidentët në zyrën time, zyre në të cilën kam ardhur për herë të parë kur kam qenë vetëm si 23 vjeçare, me ftesën e presidentit Sejdiu”.

“Mbi të gjitha, i kam ftuar që të tre për të ndërtuar një kulturë të re institucionale të respektimit të memories dhe të traditës institucionale, e cila është e domosdoshme nëse dëshirojmë që shteti ynë të ecë përpara, duke mësuar nga ata që i kanë shërbyer shtetit në periudha të ndryshme”, u shpreh ajo.

“Poashtu, për të ndërtuar një model të ri të konsultimit të vazhdueshëm të ish presidentëve sidomos për çështje që janë të interesit nacional dhe të mirëqenies së qytetarëve tanë, në mënyrë që të mëosjmë nga përvoja e tyre dhe t’i bashkojmë forcat që t’i zgjidhim problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë”, tha tutje Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…