Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se niset me shpresë drejt Brukselit për Samitin e Bashkimit Evropian, ku pritet që të futet në rend të ditës çështja e liberalizimit të vizave.

Në një intervistë për mediumin holandez, NRC.nl, ajo ka thënë megjithatë se nuk pret shumë për këtë pikë, transmeton KlanKosova.tv.

“Unë çdo herë shkoj me shpresë, por pa shumë pritje.  Le të shpresojmë se nuk do të ketë një zhgënjim të radhës”.

“Njerëzit nga Ukraina, Gjeorgjia dhe shtete të ndryshme të Amerikës Latine lejohet që të udhëtojnë lirshëm. Por unë – e vetmja – kam nevojë për vizë për ta përcjell samitin në Bruksel”, është shprehur Osmani.

“Është padrejtësi e madhe: diskriminim për një popull. Ne jetojmë në geto”.

Më tej ajo ka folur edhe për procesin e anëtarësimit në BE.

“Ne jemi gati dhe e meritojmë” ka thënë ajo. “Ne kemi kryer detyrat”, shprehet ajo duke iu referuar raporteve ndërkombëtare në të cilat shënohet përparimi mbi demokracinë, lirinë e medias dhe të të drejtave të njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shaqir Fetai i fyen dhe i ofendon teologët që janë në mbrojtje të kushtetushmërisë së BFI-së

Kliko linkun https://www.facebook.com/116695443577184/posts/121459249767470/

Rritje enorme e rasteve në Tetovë, Mjekët: Situatë alarmante, pandemia u harrua

Tetova vazhdon të mbajë rekord të numrit të të infektuarve në këtë…

Sela: Bullgaria ende ka pretendime territoriale! Nxënësit shqiptarë në Maqedoni mësojnë histori të rrejshme

Bullgaria ende ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut, thotë kreu i…

Kryeministri Kurti takon përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala…