Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi sot (e martë) se vizita e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoni të Veriut të premten që lamë pas, është keqkuptuar. Sipas saj, shfaqja e flamurit me “Shqipërisë etnike” në mesin e përkrahësve të Kurtit në Tetovë është thjesht lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar.

Osmani në konferencën për media të mbajtur me rastin e vizitës në Komunë e Dragashit tha se Maqedonia e Veriut është një prej fqinjëve më të çmuar të Kosovës.

“Lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar… Në tubime askush nga organizatorët nuk e kontrollon çdo qytetar se çka ka në dorë, por kjo është si parim. Natyrisht, nëse institucionet e Maqedonisë së Veriut kanë ndonjë shqetësim, e vetmja kërkesë e jona si institucione të Republikës të Kosovës është që gjithçka të bëhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së komuniteteve joshumicë, dhe duke respektuar gjithmonë rolin shtetformues që komuniteti shqiptar ka pasur në ndërtimin e shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe këtë rol të jashtëzakonshëm vazhdon ta luajë edhe sot, dhe këtë e dinë institucionet e Maqedonisë së Veriut… Kjo besoj që është një keqkuptim i vogël, që kur kemi vullnet të dyja palët, siç e kemi dëshmuar gjithnjë, tejkalohet, duke e ditur që të gjitha institucionet e Kosovës janë të interesuara vetëm për relacione pozitive gjithnjë në rritje me Maqedoninë e Veriut”, tha Osmani, raporton KP.

Faktorët politikë maqedonas e shikojnë si nacionaliste paraqitjen e Kurtit, gjatë fjalimit të të cilit, para mijëra përkrahësve në Tetovë, shfaqej publikisht një flamur i “Shqipërisë etnike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Presidenti Biden: Mizori e tmerrshme nga Rusia në Kramatorsk

Presidenti amerikan Joe Biden ka dënuar sulmet me raketa të Rusisë në…

“Humanizmi” i Shaqir Fetait nën llupë

Tre ditë pasi filloi Ramazani i sivjemë, më 15 prill të vitit…

Rama pret Borrellin në Tiranë: Mbledhja e parë jashtë Brukselit e Këshillit të Stabilizim-Asociimit

Në Tiranë është duke u zhvilluar takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit…

Osmani pas takimit me të dërguarin e SHBA-së: Jemi të gatshëm për intensifikim të dialogut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka zhvilluar një takim me të…

Nishani: Rama dhe Basha punojnë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të klasit të dytë

Ish-presidenti shqiptar Bujar Nishani përsëriti sërish qëndrimin e tij se ka një…