Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka zhvilluar një takim me të dërguarin Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ku tha se Kosova si palë konstruktive në procesin e dialogut me Serbinë është e gatshme për intensifikimin e dialogut.

Osmani në një konferencë për media u shpreh se gjatë takimit ka shprehur pakënaqësinë për moszbatimin e marrëveshjeve nga Serbia.

Presidentja tutje theksoi se Serbia jo vetëm që refuzon shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale, por edhe i mbështet ata financiarisht.

“Diskutuam dhe nevojën për të ecur përpara në procesin e dialogut. Kosova është, dhe gjithmonë ka qenë pala konstruktive në këtë proces, e po ashtu është e gatshëm ta rris angazhimin e saj që ta rris intensifikimin në procesin e dialogut. Shfrytëzova rastin për të shpreh pakënaqësinë tonë për mos zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë, duke përfshirë në veçanti, refuzimin e vazhdueshëm nga ana e tyre për shpërbërjen e strukturave ilegale dhe kriminale. Jo vetëm që ka refuzuar t’i shpërbëj, por vazhdojnë t’i mbështesin dhe financiarisht. Ne mund të jemi një vend i vogël, por duke punuar për së afërmi me partnerët tanë amerikanë do të vazhdojmë së bashku me të arritura të mëdha…”, tha presidentja Osmani duke shtuar se “vizita e Escobarit ka kontribuar në këtë drejtim, ku kemi adresuar një sërë çështjesh të cilat janë në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon. Vazhdojmë të kemi bashkëpunim të afërt me SHBA-të”.

Osmani po ashtu tha se historia ka dëshmuar se angazhimi i SHBA-së në rajon është i pazëvendësueshëm dhe ekzistenciale.

“Historia dëshmon se angazhimi i SHBA-së në rajon është i pazëvendësueshëm dhe ekzistenciale. Potencova rëndësinë për fillimin sa më parë të dialogut strategjik ndërmjet dy vendeve tonë. Në takim shpreha angazhimin tonë për synime tona të përbashkëta. Kosova po bën çka është e mundur për të mbështetur aleatët tanë”, tha ndër të tjera, Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rama nga Brukseli: Faleminderit popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua

Në një deklaratë të përbashkët shtypi me Presidenten e Komisionit Europian Ursula…

Në Zubin Potok, zbulohet laboratori ku kultivohej kanabis – sekuestrohen 50 kg marihuanë dhe arrestohen 6 persona

Është shkatërruar laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati…

Tre të vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat në Universitetin e Virxhinias, ndërsa policia kërkon të dyshuarin

Një sulmues vrau tre persona dhe plagosi dy të tjerë në kampusin…

Arrestohen nga policia dy persona nga Tetova

Pjestarët e policisë të SPB- Tetovë dje (02-mars) rreth orës 15.00, në…

“Putin po na detyron të gënjejmë”, sulmohet faqja e agjencisë ruse të lajmeve

Faqja e internetit të agjencisë ruse të lajmeve “TASS” është sulmuar kibernetikisht.…