Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj malazez, Milo Gjukanoviq, ku pas takimit, e para e shtetit të Kosovës tha se e ardhmja e të dyja vendeve është në BE.

Osmani tha se Kosova e Mali i Zi po punojnë bashkë për të realizuar synimin për në BE.

“Me Presidentin Đukanović diskutuam për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe fuqizimin e përpjekjeve tona kundër tendencave anti-demokratike dhe destabilizuese në rajonin tonë”, shkroi Osmani.

Tutje, ajo tha se raportet mes Kosovës e Malit të Zi janë të ndërtuara në frymën e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të dyanshëm për të ardhmen euroatlantike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Dimitrovski konfirmojnë se shumë shpejt do të hapet pika kufitare Stanqiq-Bellanoc

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar sot një takim…

Hovenier e përshëndet Marrëveshjen e Ohrit: ShBA-ja do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e saj

Amabsadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka përshëndetur arritjen e…

Shtatë të vdekur dhe 460 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 460…

ASH: Komuna e Tetovës të bëj publike kontratën për honoraret me avokatin Trajçev

Aleanca për Shqiptarët kërkon sqarime nga Komuna e Tetovës për angazhimin e…

Në Shkup, Ursula von der Leyen do të prezantojë një paketë për mbështetje

Pako për mbështetje energjetike nga Komisioni Evropian për rajonin javën e ardhshme…