Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media pas përfundimit të Samitit të “Brdo-Brijunit” që u mbajt në Slloveni se ka shfaqur qëndrimet e saj kundër cdo ideje për ndryshim të kufijve në Ballkan.

“Kam ftuar të gjithë anëtarët që të sigurohen se jemi të qartë për të refuzuar çdo ide për ndryshim të kufijve. Dua të theksoj se jam pajtuar me konluzuionet që ftojnë për bashkim në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Osmani, njofton KlanKosova.tv.

“Komentet shtesë që do të bëhen duhet të fokusohen në idetë kundër ndryshimit të kufijve. Kosova si vend i pavarur dhe sovran është projekt i përhershëm në kufijtë e saj dhe aty është për të qëndruar si e tillë”.

Osmani ka thënë se ka ngritur në takim edhe çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Kemi theksuar se për çështjen e liberalizimit të vizave i kemi përmbushur të gjitha kriteret dhe tash është koha që BE ta mbajë premtimin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…