Integristët presin që pas konstituimit të Kuvendit, kreu i LSDM-së Zoran Zaev t’i ftojë në bisedime për formimin e shumicës së re parlamentare. Megjithatë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në një intervistë për T7 nuk përjashtoi mundësinë e formimit të shumicës edhe me VMRO DPMNE-në.

Zërat për rotacionin e pozitës së kryeministrit BDI edhe një herë i quajti si komente të analistëve, edhepse si parti nuk do të kishin asgjë kundër një ideje të tillë. Osmani tha se propozimi i tyre për kryeministër ishte simbolike.

“Një prej sloganeve të fushatës e kishim Pse jo?, ashtu që Pse jo? Gjithçka është e mundur. Te çështja e kryeministrit më me rëndësi është simbolika se sa aspekti praktik. Në këtë mënyrë thyhen tabutë e pabarazisë në këtë vend. Unë mendoj se lirohen institucionet”’- deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në televizionin “Alfa” foli për tentimet e LSDM-së për t’i blerë deputet duke shtuar se mandatet e VMRO-së janë të sigurta dhe nuk mund të shiten. Megjithatë Mickovski nuk përjashtoi mundësinë që në vjeshtë vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

“Janë ofruar vlera me -6-7 shifra dhe jam i dëshpëruar se si ata e shohin politikën. I janë ofruar privilegje atyre dhe familjeve të tyre, por janë kundërshtuar në mënyrë brutale. Disa nga ata njerëz që kanë kërkuar blerjen e tyre kanë ardhur dhe kanë kërkuar falje më pas”-Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së

Por pohimet e tilla të Mickovskit i hodhi poshtë kryeministri teknik Oliver Spasovski. Ai tha se LSDM-ja nuk ka tentuar të blejë deputetë ndërsa tha se zgjedhje të reja nuk do të ketë. Spasovski ka shtuar ka shtuar se pret formimin e shpejtë të Qeverisë dhe se negociatat do të zhvillohen me parti pro-Evropiane. Nga ana tjetër koalicioni “Tash është koha” ka konfirmuar kontakte me partitë tjera për formimin e Qeverisë, por thonë se do të presin fillimisht BDI-në që ta realizojë sipas tyre premtimin e vetëm që kishin në zgjedhje./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…