Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit të Dohas gjatë vizitës së saj në Katar, ku ka shkuar  me ftesë të Emirit të Katarit.

“E nderuar që mora pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 20-të të Forumit të Dohas. Në këtë kohë sfiduese për botën, dialogu, diplomacia dhe diversiteti janë më të rëndësishme se kurrë. Pres me padurim të takohem me liderët botërorë dhe të marrë pjesë në diskutimet e këtij forumi”, ka shkruar ajo në Twitter.

Forumi është hapur nga Emiri i Katarit, si dhe ka vazhduar me adresimin virtual nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Forumi i Dohas 2022 po mbahet nën slloganin “Transformimi për një epokë të re” dhe ka mbledhur liderë botëror, politikëbërës, studiues dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar hapat përpara pas zhvillimeve të shkaktuara nga pandemia në të gjitha aspektet e jetës dhe zhvillimeve të fundit gjeopolitike, përfshirë luftën në Ukrainë.

Krahas aktiviteteve në Forumin e Dohas, Presidentja Osmani ka takuar bashkatdhetarët tanë që punojnë dhe veprojnë në Katar. Po ashtu, Presidentja ka takuar ambasadorë të shteteve mike të akredituar në Doha, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Evropë. Presidentja ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për të harmonizuar plotësisht përpjekjet tona me aleatët tanë. Në vijim, Presidentja Osmani do të takohet edhe me përfaqësues të shteteve të tjera dhe do të ketë takime bilaterale me udhëheqësit e shtetit të Katarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

EULEX-i sjell përforcime për sigurinë në Kosovë

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Misioni…

Hetuesit rus hapin një rast të ri penal kundër Alexei Navalnyt

Komiteti Hetues i Rusisë njofton se ka hapur një çështje penale kundër kritikut të…

Media sllovene: Pahor dëshiron ta zëvendësojë Lajçakun?

Presidenti slloven Borut Pahor, të cilit i skadon mandati i dytë sivjet…

Gërxhaliu: Varret masive janë hapur nga serbët, u kanë hequr organet shqiptarëve të vrarë

Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka folur për raportin…

757 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme të Kosovës…