Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut Milo Gjukanoviq, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Gjatë vizitës në shtetin fqinj, Osmani do të zhvillojë takim me Gjukanoviqin, ku përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore, do të diskutohet edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.

Osmani gjatë vizitës në Mal të Zi do të takohet edhe me kryeministrin Dritan Abazoviq.

Në agjendën e presidentes së vendit është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

Në Ulqin, Osmani përveç takimit me kryetarin Omer Bajraktari, do të realizojë takime të ndara me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës. Kurse në komunën e Tuzit, pas takimit me kryetarin Nik Gjeloshaj do ta vizitojë një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëherësh është edhe investimi më i madh nga Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Të paktën 36 persona të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi

Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri…

Më 14 shtator seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës përgatitore në çështjen kundër Hashim…

“Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”, paralajmëron presidenti i Lituanisë

“Dua të them me të vërtetë të gjitha mjetet nëse duam të…

Takimi SHBA-Kinë, Rusia shpreson që të shpëtojë nga sanksionet, amerikanët kanë një paralajmërim

Rusia tha se po mbështetej te Kina për ta ndihmuar atë të…

Ende nuk dihet se kush do të jetë në krye të Senatit amerikan – republikanët mund të marrin kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve

E gjithë vëmendja u fokusua të premten në Arizona dhe Nevada, ku…