Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kancelarin federal të Austrisë, Karl Nehammer, nga i cili mori mbështetje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE.

Siç thuhet në një komunikatë për media, temë e diskutimit me kancelarin Nehammer ishte edhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe efektet e tij në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja Osmani ka potencuar rrezikun e destabilizimit të rajonit nga Rusia dhe aleati i saj, Serbia, të cilin duhet ta parandalojmë në koordinim me aleatët tanë.

Më tej, presidentja ka theksuar se me agresionin e paprovokuar rus ndaj Ukrainës, siguria në Evropë është kritike. Presidentja Osmani tutje theksoi se unifikimi i Bashkimit Evropian kundër agresionit rus ndaj Ukrainës duhet të përcillet me veprime të unifikuara të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, për të përshpejtuar anëtarësimin e shteteve të rajonit në BE.

Sipas Osmanit, qëndrimi i Kosovës për Ukrainën është në përputhje të plotë me qëndrimin e BE-së, SHBA-së dhe të gjitha vendeve demokratike.

Në takim me kancelarin Nehammer, është diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në fusha të interesit të dyanshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Publikohet metodologjia e regjistrimit të popullsisë

Enti Shtetëror i Statistikës publikoi metodologjinë e regjistrimit të popullsisë, vendbanimit dhe…

130 raste të reja me Covid-19 dhe 152 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1742…

Idrizi: Absurde për drejtësinë ndërkombëtare të dënohet vetëm një kriminel për gjenocidin në Vushtrri

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, po e vlerëson absurde dhe…

Lavrov: Ekziston rreziku real i një Lufte të Tretë botërore

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar mbrëmjen e së hënës…

Skandaloze: Ç’mund të pritet prej një tradhëtari

Ali Ahmeti, që kur e amnistoi veten nga të kualifikuarit dhe të…