Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së punës në Portugali, mbajti takim me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Portugalisë, Augusto Santos Silva.

Në takim, siç citojnë nga pres shërbimi i SÇE-së, u hapën temat lidhur me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të Raportit të ardhshëm të Komisionit Evropian dhe Samiteve të qershorit të Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri Osmani referoi për reformat e zbatuara në fushat kyçe prioritare sundimi i së drejtës, shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës, reformat në administratën publike dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me të cilët, siç deklaroi Osmani u krijua i ashtuquajturi “trak rekord” apo rezultatet e dukshme të reformave, si referim i rëndësishëm për procesin euro – integrues.

“E çmoj shumë mbështetjen e Portugalisë për aspiratat euro atlantike dhe për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut, si edhe qëndrimin e përgjithshëm të Portugalisë për mbështetjen e zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të sjellë stabilitet në gjithë rajonin dhe do ti hap dyert për bashkëpunim në më shumë sfera, që gjithsesi është në interes edhe në mbajtjen e stabilitetit në gjithë Evropën”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani, duke potencuar realitetin e ri evropian të Ballkanit – Republika e Maqedonisë së Veriut, si partner stabil i Bashkimit Evropian në promovim dhe mbrojtjen e idesë evropiane në rajon, apo siç theksoi: “Hallka që i mungon Evropës së Ballkanit”.

“Edhe pse aktualisht jemi në fushatën parazgjedhore, vazhdojmë t’i zbatojmë reformat me dinamikë të fuqishme që të japim rezultate në këtë periudhë kyçe për integrimin tonë evropian, për të marrë rekomandim të pastër nga ana e Komisionit si dhe konfirmim të vendimit për fillimin e negociatave me BE-në këtë vit”, shtoi Osmani.

Në kuadër të vizitës së punës në Portugali, Zëvendëskryeministri Osmani mbajti takim edhe me Kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Portugalisë, Regina Bastos, ndërkaq të dielën do të marrë pjesë në takimin vjetor Horasis Global (Horasis Global Meeting ) që është një nga mbledhjet kryesuese botërore për biznes të liderëve qeveritar ku këtë vit diskutimi do të fokusohen rreth temës “Katalizatori i përfitimeve nga Globalizmi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…