Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ritheksuar se dialogu me Serbinë, duhet të përqendrohet në njohje reciproke, si e vetmja zgjidhje që siguron paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Në konferencën e përbashkët me presidentin e KE-së, Charles Michel, ajo tha se dialogu nuk është vetëm një kërkesë e komunitetit ndërkombëtar, por është proces jetik që i shpien të dyja vendet drejt Bashkimit Evropian.

“Kosova është plotësisht e përkushtuar poashtu ndaj dialogut me Serbinë, proces ky i lehtësuar nga ana e Bashkimit Evropian. Për Kosovën, dialogu nuk është vetëm një kërkesë e komunitetit ndërkombëtar, por është proces jetik që i shpien të dyja vendet drejt Bashkimit Evropian. Ky proces duhet të përqendrohet në njohjen reciproke si e vetmja zgjidhje që siguron paqe dhe stabilitet  të qëndrueshëm në rajon”, tha ajo.

Sipas saj, “BE nuk do duhej që të lejonte që dialogu të shndërrohej në instrument të Serbisë për ta minuar integritetin e Republikës së Kosovës, qoftë ne mekanizma rajonal, qoftë në mekanizma evropian, sepse një gjë e tillë as nuk lejohet, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel në vitin 2013 në ndërmjetësimin e BE-së”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shefja e OBSH-së në Kosovë: Pas dy javësh bie numri i të infektuarve, nëse qytetarët vetizolohen

Shefja e Emergjencave në Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH0 në…

Pekevski: Shtete të tjera janë prapa vetos bullgare

Analisti politik Sinisha Pekevski beson se vetoja bullgare nuk është qëndrim i…

Mediat serbe: Vuçiq, Vulin e Daçiq, trashëgimtarë të politikës së partnerëve të tyre, që kryen krime mizore ndaj shqiptarëve

Mafia serbe, e cila veproi, vrau brutalisht, copëtoi, pastaj i varrosi në…

Luftime të ashpra rreth Kievit

Ka pasur luftime të ashpra herët të hënën në një zonë të…