Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për mos-lejimin e votimit të mbi 6 mijë shqiptarëve në Serbi.

Kjo sipas presidentes, është fushatë e qëllimshme  e Serbisë ndaj shqiptarëve atje.

Osmani bëri thirrje komunitetit ndërkombtarë që ta denojë këtë gjë.

“Sipas raportimeve, 6.000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative. Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”, shkroi Osmani në Twitter.

Për ndalimin e votimit të shqiptarëve në Serbi, ka reaguar edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon.

Ajo ka kërkuar që raste të tilla të përfshihen në raportin paraprak të Misionit vëzhgues të zgjedhjeve, por edhe në deklaratën e PE-së.

Von Cramon u përgjigj kështu ndaj ankesës së Teuta Fazliut, e cila ka bërë të ditur në Tëitter se nuk ka mund të votojë pasi është fshirë nga lista e votuesve ndonëse është nga Bujanovci.

“Ju lutemi sigurohuni që këto raste të mbulohen mjaftueshëm në raportin paraprak të Misionit Vëzhgues Zgjedhor, por veçanërisht në Deklaratën e PE-së”, ka shkruar Von Cramon.

Ndryshe, në zgjedhjet e Serbisë të drejtë vote kanë pasur 6.5 milionë votues./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Prokurorët rusë mbështesin dënimin me burg për Navalny

Prokurorët rusë kanë mbështetur një dënim me burg deri në 3.5 vjet…

MPB: Për dy ditë u lëshuan 6365 stikersa për automjetet që hyjnë nga Serbia

Po vazhdon të zabtohet marrëveshja për targa e arritur në Bruksel ndërmjet…

Fati i PSP-Së: Raundi i tretë pa marrëveshje

Ende nuk ka një marrëveshje mes shumicës dhe opozitës për Ligjin për…

Mehaj: Bashkë me Kurtin konfirmojmë se FSK ka të ardhme

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj thotë se bashkë me kryeministrin e vendit,…

Rrufeja godet avionin ku po udhëtonte Ivica Daçiç

Momente tmerri ka përjetuar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Avioni…