Transparente dhe të qeta i përshkroi misioni i OSBE zgjedhjet e zhvilluara të dielën në Shqipëri.

Vëzhguesit, teksa prezantuan gjetjet e tyre paraprake, thanë se pati një pjesëmarrje të mirë në proces, çka tregon një besueshmëri në zgjedhje.

“Dita e votimit shkoi më mirë sesa periudha e fushatës. Ne jemi vëzhgues, nuk jemi për të gjykuar. Delegacioni është i ndërgjegjshëm për një numër investigimesh nga autoritetet shqiptare për një seri çështjesh dhe pret të informohet. Zgjedhjet ishin transparente dhe të qeta, të organizuara me përgjegjshmëri. Një vëzhgim që është kryer nga ODIHR, që nga mesi i muajit mars. Vëzhgimi i procesit për një kohë të tillë në 12 qarqet, më jep mundësinë të dal në përfundimin se pas shumë konflikteve politike, besimi te procesi zgjedhor po vazhdon të rivendoset. Pas marrëveshjes politike të arritur vjet, aktorët tashmë kanë besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në zgjedhje. Partitë që morën pjesë në zgjedhje dhe votuesit, që u paraqitën në numra të besueshëm, tregoi se pati besim te KQZ dhe administrata.”

Vëzhguesit e OSBE do të qëndrojnë në terren gjatë gjithë kësaj jave, për të parë sesi do të shkojë procesi deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…