Pas më shumë se dy muajsh protestë para kuvendit dhe kryeministrisë, opozita ndryshoi strategji duke bllokuar qarkullimin  pothuajse në gjithë vendin.  Sot pasdite,  protestuesit e opozitës do të përqendrohen në 5 akse rrugore kryesore, duke i mbajtur të bllokuara në shenjë proteste për më shumë se 60 minuta. 

Opozita nuk do të jetë sot para kuvendit, por e shpërndarë në 5 akse rrugore kryesore për të bllokuar lëvizjen e automjeteve për rreth 60 minuta në shenje proteste. 

Protesta e opozitës do të  mbahet pasditen e sotme në orën 18:00, ndëra qytetarët do të vendosen për të bllokuar lëvizjen përkatësisht në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan,  autostradën Plepa-Kavajë në Durrës,  kryqëzimin e Milotit në Lezhë,  rrethrrotullimin e Sheqit në  Fier, dhe rrethrrotullimin e Shqiponjës në Tiranë. 

Vëtë kryetari i PD Lulzim Basha, do ti bashkohet protestuesve në kryeqytet. Ky skenarë është i përsëritur pasi më shumë se një vit më parë partia demokratike,  paralizoi qarkullimin pothuajse në gjithë vendin duke mbajtur të bllokuar akset rrugore kombëtare. Për organizmin e protestës dhe monitorimin e saj, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, krahas strukturave  qendrore ka urdhëruar ish deputetët dhe kryetarët e degëve, të cilëve ju ka kërkuar edhe pjesëmarrje të lartë. 

1- Elbasan (Rreth rrotullimit Bradashesh). 
2- Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë, përballë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë). 
3- Milot (Karburanti në Autostradë). 
4- Fier (Rreth rrotullimi i Sheqit). 
5- Tiranë (Rreth rrotullimi Shqiponjës).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Digjen tre kiosqe në qendër të Shkupit

Në qendër të Shkupit, në afërsi të Holidej IN, janë djegur tre…

Aksion policor në Krushopek të Sarajit, konfiskohet sasi e madhe droge

Në një aksion ndërkombëtar policor që po zhvillohet në këto momente në…

Gjysmë miliard euro për Klinikën e re në Shkup, lokacioni, paratë dhe 7 vite punë (FOTO)

Me një kredi prej 500 milionë eurove do të ndërtohet Qendra e…

Shek Hallaçi ka dy fjalë për BDI-në

U THA, U BË HAJDE KNEJ!1-RASTI i SOPOTIT2-RASTI i KOMANDANT TELIT3-RASTI i…

211 migrantë në një kamion afër Gjevgjelisë, arrestohet vozitësi

Gjatë ditës së djeshme pak para mesnate në afërsi të fshatit Stojakovo,…