Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, sot përmes një konference për media, ftoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski në një takim të përbashkët, për të dakorduar datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan gazeta LAJM.

Ai tha se, ky do të ishte vendimi më i mirë për “gjendjen katastrofike në të cilën ndodhet vendi”.

Shefi i opozitës maqedonase i dha afat Kovaçevskit deri më 10 maj për të realizuar takimin, në të kundërtën paralajmëroi se “do të pasojnë veprime serioze që nuk janë ndërmarrë deri tani”.

“Nuk kërkojë që Kovaçesvki të përshpejtojë. Le të mendon, e di që do ta këshillojnë të refuzojë. Por, le të mendojë, le të bëjë gjumë, le të këshillohet me më shumë njerëz. Pres përgjigje në dhjetë ditët e ardhshme. Le të jetë afati përfundimtar më 10 maj – të martën. Nëse e refuzon edhe këtë ofertë për takim për dalje nga katastrofa nacionale që po e përjeton Maqedonia, VMRO-DPMNE-ja do kryesojë, më pas do të pasojnë hapa serioze dhe deri më tani të pa praktikuar”, tha Mickoski.

Edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, vlerëson se dalja nga kriza është e mundur vetëm përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shkruan gazeta LAJM.

“Kur krizat janë të shumta, kur kemi qeveri e cila nuk ka aftësi se si t’i menaxhoj dhe në vend që t’i menaxhoj çdo ditë del një krizë tjetër shtesë, natyrisht gjëja e parë që duhet të ndodhë është që kjo qeveri të largohet dhe të krijohet një shumicë e re e cila pastaj vendin do ta dërgoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vetëm në këtë formë do të nis që kriza gradualisht të gjejë zgjidhje”, deklaroi Sela të shtunën para fillimit të mbledhjes së Kuvendit Qendror të mbajtur në Shkup./Gazeta LAJM

https://youtu.be/dylP8WwQBm4

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pesë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

Sot mbushen pesë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”,…

Policia demanton lajmin se xhandarmëria serbe ka hyrë në Karaçevë të Kamenicës

Një ditë më parë në media është raportuar se xhandarmëria serbe kishte…

Britania e Madhe ndalon eksportet drejt Rusisë

Britania e Madhe nga njëra anë vendosi një ndalim të eksporteve në…

Fauci: SHBA rrezikon të përballet me nga 100 mijë raste në ditë nga coronavirusi

Eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, u shpreh…

Një shtetas gjerman gjendet i vdekur në Gjakovë

Një shtetas gjerman është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij…