Opozita po konsideron se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është anti-kushtetues. Sipas tyre, ekzekutivi nuk ka interes për të bërë një ligj të tillë dhe se nëse dërgohet në kushtetuese do të bie poshtë. Për këtë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se në këtë drejtim nuk ka asnjë dilemë.

Në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ministrja Haxhiu tha se Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, është në funksion të zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit.

“Ky projektligj ka për qëllim se në rast se Byroja vlerëson qe dikush ka pasuri e cila është e pajustifikueshme kërkon nga ai zyrtar, kërkon që ta arsyetojë para Byrosë. Një nga debatet e shumta që është bërë në këtë drejtim ka qenë që do t’i vihet Byrosë për ta konfiskuar, por kjo nuk është e vërtetë, këtë e bën Gjykata Themelore në Prishtinë”, tha ajo.

Haxhiu shtoi se projektligji për Byronë shtetërore ka 67 nene. Sipas saj, drejtori i Byrosë do të zgjidhet nga Komisioni për Legjislacion dhe nuk ndërlidhet me ekzekutiv.

Anëtari i Komisionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj tha se ky projektligj ka qenë në programin e tyre, për çka tha se e përkrahin fuqishëm. Ndërkohë që i njëjti gjeti vërejtje në përmbajtjen e këtij projektligji.

“Nga paslufta kemi zyrtarë që si shkak i keqpërdorimeve ka pasuri të pajustifikueshme. Në parim pajtohemi, por nuk duhet të ishte vetëm përpjekje e një qeverie. Duhet të kujdesemi që politikën ta largojmë sa më shumë nga ky institucion. Kam marrë disa vërejtje nga shoqëria civile, ku është kufizuar koha e diskutimit publik vetëm për shtatë ditë. Procesi i privatizimit ka filluar mbrapsht dhe prej atëherë ka fillu pasuria e pajustifikueshme dhe vitit 2008 është adekuat, por çka për vitet paraprake? Shqetësim paraqet mënyra e përzgjedhjes të këtij institucioni. Nuk është zgjidhje e mirë që të udhëhiqet nga një person. Shumë më mirë është që të jetë një organ kolegjial”, tha ai.

Ai madje ka ngritur edhe dilemat nëse ndodhë që të konfiskohet pasuria dhe një zyrtar të dalë i pafajshëm, për çka u shpreh se nuk adresuar një çështje e tillë.

Ministrja Haxhiu tha se prej kur ka nisur hartimi i këtij projektligji, në grupin punues në MD kanë qenë të përfshirë edhe shoqëria civile. Ajo u zotua se projektligji do të pamundësojë ndikimin e politikës në këtë institucion.

Sa i përket përcaktimit të vitit 2008 prej kur duhet të justifikohet pasuria, Haxhiu tha se prej asaj kohe është zhvilluar konfiskimi i pasurisë.

“Ky institucion nuk ka kompetenca hetuese por verifikuese… Ne frikën nuk mundem me ja heq askujt, por të punojmë së bashku që të bëjmë ligjin e mirë”, ka shtuar ajo.

Edhe anëtari tjetër opozitar, Hajdar Beqa u shpreh pro këtij projektligji. Megjithatë, ai tha se ky projektligj është në kundërshtim me kushtetutën.

“Mos po kalojmë në një dualizëm. Unë konsideroj se struktura e ligjit është në kundërshtim me Kushtetutën. Nëse dikush e dërgon në kushtetuese këtij ligji, atëherë hidhet poshtë. Unë më shumë e shoh si mos me pas interes me hy në fuqi ky ligj… Sa i përket zgjedhjes së Byrosë është puro politike, në momentin që si fol kryeministri a një këshilltari të thjeshtë e shkarkojnë”, ka deklaruar ai.

Ai ka kërkuar qe të ketë dëgjim publik para se projektligji të dërgohet në Kuvend për miratim./kp/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zelensky zotohet të rikuperojë “tokën e humbur” pasi Rusia pushton Lysychanskun

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, pranoi të dielën se forcat e Kievit…

Ekspert i huaj në krye të Prokurorisë Speciale në Maqedoninë e Veriut?!

Pas skandalit me rastin “Reket” dhe dyshimet për involvimin e kryeprokurores speciale,…

Karaxhovski: Nuk mund të parashihet situata, me rëndësi është respektimi i masave për mbrojtje

Askush nuk mund të parashohë se si o të na zhvillohet situata…

Kurti: Nuk duhet të vonojmë në shpalljen e zgjedhjeve të reja, kemi shumë punë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nuk duhet vonuar…