Rusia është suspenduar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar pro suspendimit të Rusisë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut.
Votimi u krye gjatë një mbledhjeje të sotme, të mbajtur në Nju-Jork, referuar agresionit dhe luftës ruse ndaj popullit ukrainas.