Agjencia e ndihmës ushqimore e Kombeve të Bashkuara po bën thirrje që portet e Detit të Zi në Ukrainë të hapen sërish për të lejuar transportin e eksporteve të grurit dhe misrit, nga të cilat varen shumë vende të varfra.

Programi Botëror i Ushqimit me bazë në Romë vuri në dukje në apelin e tij se 98 për qind e eksporteve të grurit të Ukrainës kishin lëvizur nëpër ato porte përpara se Rusia të fillonte pushtimin e saj, shkruan Aljazeera.

Agjencia e OKB-së thotë se portet në jug të Ukrainës, të cilat kanë pësuar granatime të rënda, duhet të rifillojnë funksionimin “për të mbrojtur prodhimin bujqësor ukrainas dhe për të mundësuar eksportet që janë kritike për ekonominë e Ukrainës dhe sigurinë globale të ushqimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Paralajmërime për një sulm të mundshëm, ambasada amerikane u thotë shtetasve të saj që “të kenë plane evakuimi” nga Rusia

Ambasada amerikane ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë në Moskë për…

Gratë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se po injektohen me gjilpëra në klube dhe po zgjohen pa ndonjë memorie se çfarë kishte ndodhur më tej

Gratë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar thonë se janë injektuar me…

41 raste të reja me Covid-19 dhe 2 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë bërë gjithsej 728…

Kosova shtrëngon masat kundër COVID-19, kthen në kufi dhjetëra qytetarë nga Shqipëria

Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese për shkak…

Nishani: Rama dhe Basha punojnë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të klasit të dytë

Ish-presidenti shqiptar Bujar Nishani përsëriti sërish qëndrimin e tij se ka një…