Moska ka refuzuar thirrjet ndërkombëtare që të paguajë për dëmet e luftës që ka shkaktuar në Ukrainë

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka deklaruar se Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosurit e luftës gjatë konfliktit gati nëntë-mujor.

Ekipi monitorues i OKB-së, me bazë në Ukrainë, tha se i bazon gjetjet e tij në intervistat me më shumë se 100 të burgosur lufte në secilën anë të konfliktit. Mes gjetjeve u zbulua gjithashtu edhe sulmet me qen, goditjet elektrike dhe dhunën seksuale.

Rusia mohon torturat ose format e tjera të keqtrajtimit të të burgosurve. Kievi ka thënë më parë se kontrollon të gjitha informacionet në lidhje me trajtimin e të burgosurve dhe do të hetojë çdo shkelje dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore.

Mediat shkruajnë se forcat ukrainase kanë rimarrë vendbanimet në bregun lindor të rajonit Kherson , pasi i shtynë forcat ruse nga bregu perëndimor të premten kaluar.  Këto thashetheme për një fazë të re në ofensivën ukrainase vijnë nga komanda jugore e Ukrainës se aktivitetet luftarake janë në vazhdim për të rimarrë gadishullin Kinburn , i cili ndodhet në jug të rajoneve Mykolaiv dhe Kherson në Detin e Zi.

Ndërkaq forcat ruse vijojnë ofensivën në rajonin e Donetskut të Ukrainës pasi morën kontrollin e plotë të fshatit Pavlivka. Një numër i madh ushtarësh ukrainas janë vrarë dhe pajisje ushtarake, përfshirë armët e furnizuara nga SHBA janë shkatërruar.

Asambleja e OKB-së ka miratuar një rezolutë, e mbështetur nga 94 nga 193 anëtarët e asamblesë, tha se Kremlini duhet të mbajë pasojat ligjore të të gjitha veprimeve të saj të paligjshme ndërkombëtare, duke përfshirë kompensimin për dëmtimin. Rusia ka refuzuar me zemërim thirrjet ndërkombëtare  që ajo të paguajë për dëmet e luftës.  Kremlini në një deklaratë ka bërë të ditur se do të punonte për të ndaluar Perëndimin të kapte rezervat e tij ndërkombëtare. Perëndimi ngriu më shumë se 300 miliardë dollarë  të rezervave ndërkombëtare të Rusisë pasi Moska dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë në shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Meha: Kosova po merr pjesë në stërvitjet e NATO-s me 330 ushtarë

Kosova po merr pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Defender Europe 21”…

24 të vdekur dhe 890 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike…

Osmani kërkon nga Dendias mbështetjen e Greqisë për anëtarësim në KiE dhe NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e…

Osmani pret në takim ish-presidentët Sejdiu, Jahjaga dhe Pacolli

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim tre ish-presidentët e…

“Miqtë e zgjerimit”: BE-ja ka borxh ndaj vendeve të rajonit

Mbështetje e hapur ndaj Republikës së Maqedonisë së veriut në rrugën drejt…