Karim Benzema do të mbetet edhe për një kohë pjesë e Real Madridit.

Sulmuesi francez kishte në tavolinë një ofertë marramendëse nga një klub i Arabisë Saudite emri i së cilës nuk është bërë publik.

Bëhej fjalë për një kontratë tunduese, me Benzeman që do të fitonte qindra miliona euro, por duket se kjo nuk i ka lënë përshtypje sulmuesit francez.

35-vjeçari ka vendosur t’i qëndroj besnik Real Madridit së paku deri në përfundim të kontratës së tij e cila skadon më 30 qershor, por ai po diskuton vazhdimin e saj me Realin.

Gazeta e madhe madrilene, Marca ka raportuar se Benzema i ka kthyer përgjigjen klubit arab duke e falënderuar për ofertën, por që nuk do ta pranojë atë.

Historia mes Arabisë Saudite dhe Benzemas nuk mbaron me kaq, pasi oferta bënte fjalë për nisjen e një akademie futbolli, së cilës sulmuesi do të japë emrin dhe imazhin e tij.

Marrëveshja mund të shkojë edhe më tej. Arabia Saudite dhe Benzema janë në harmoni të plotë, por ai dëshiron të luajë për Real Madridin , të paktën deri në verën e vitit 2024, kohë në të cilën Benzema do të ketë luajtur për 15 sezone në klub.

Deri më tani francezi ka fituar 24 tituj me Los Blancos, edhe pse kjo shifër shumë shpejt mund të rritet. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s: Reali, City dhe Chelsea do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve të premten

Lajmi për formimin e Superligës Evropiane e ka shokuar botën e futbollit.…

Akil Gjakova i jashtëzakonshëm, kalon në finalen e Lisbonës

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arriti në gjysmëfinale të…

Distria Krasniqi arrin në finalen e madhe të Grand Prixit të Portugalisë

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e madhe të…

2 kampionë Ballkani për Shqipërinë në boks

Sportistët shqiptarë marrin 5 medalje në këtë aktivitet Dy kampionë dhe 3…

Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund karrierës në këtë sport.…