Oda e Afarizmit të Kosovës është shprehur kundër moratoriumit të propozuar nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Sipas këtij vendimi, parashihet vendosja e moratoriumit për gurthyesit e rinj dhe ato në procedurë për pëlqim mjedisor për periudhën dy vjeçare.

Me këtë rast, OAK përmes një komunikate për media, kanë thënë se ky vendim që nënkupton mosvazhdimin e licencave, është problematik për sektorin minerar në Kosovë.

“Bizneset anëtare të OAK-së nga sektori minerar shprehen të jenë jashtëzakonisht të shqetësuara lidhur me vendimin i cili pritet të merret, ndërsa theksojnë se pezullimi i punës për një periudhë kohore për dy vite edhe ashtu pas ballafaqimit me gjendjen pandemike në vend, do të jetë shumë i dëmshëm në të gjitha format”

Nga OAK thonë se nuk janë kundër dhënies së licencave të reja, por sipas tyre, një vendim i tillë duhet të unifikohet me KPMM-në që së pari ata të ndalojnë dhënien e licencave.

Tutje, ata i kanë kërkuar edhe një takim ministrit Aliu së bashku me bizneset e këtij sektori.

“Oda e Afarizimit të Kosovës konsideron se mbajtja e një takimi të përbashkët me bizneset dhe vendosja e disa kritereve bazë të cilat do të mbronin natyrën dhe do të lejonin vazhdimin e punës së këtij sektori do të ishte zgjidhja ideale në të dyja rastet. OAK fton edhe publikisht Ministrin Aliu në takim se bashku me bizneset e ketij sektori”.

Të hënën, Ministri i Infastrukturës, Liburn Aliu, bëri të ditur në Facebook, se ka marrë vendim për vendosjen e moratoriumit për gurthyesit e rinj dhe ato në procedurë për pëlqim mjedisor për periudhën 2021 – 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pas kthimit nga Moska, mediat ruse zbulojnë se Vuçiq do të blejë armë të reja nga Putin

Serbia do të blejë armë të reja të prodhimit rus, Pantsyr, njoftoi…

Spasovski: Diplomatët rus janë dëbuar për shkak se kanë dalë jashtë mandatit të tyre diplomatik

Ministria për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski për “ClickPlus” tha se diplomatët…

Alarm për mjet shpërthyes në aeroportin “Adem Jashari” – reagon policia

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, është raportuar për mjet shpërthyes. Njësitet…

Gerxhikov: Republika e Maqedonisë së Veriut duhet t’i plotësojë obligimet e saj nga Marrëveshja për fqinjësi dhe bashkëpunim

Kandidati për president në zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Bullgarisë, profesori…

Ja arsyeja pse Aeroporti i Kuksit e mbanë emrin “Zayed”?

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e…