Sulmi në Mariupol ndodhi në kohën kur mijëra civilë ukrainas po përpiqeshin të largoheshin nga zona e luftimeve, nën bombardimet e vazhdueshme ruse, të cilat nuk po reduktohen pavarësisht nga diplomacia intensive dhe vendosjes së shumë sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Autoritetet e Mariupolit konfirmuan vdekjen e tre personave si pasojë e sulmit.

“Që nga sot, ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thanë autoritetet.

Sulmi, për të cilin zyrtarët ukrainas thanë se plagosi të paktën 17 persona, shkaktoi një valë reagimesh ndërkombëtare.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris, më 10 mars, zhvillon bisedime në Varshavë për pushtimin rus me udhëheqësit e Polonisë, ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka udhëtuar për në Turqi, për takimin që është duke u mbajtur me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Bombardimi i spitalit në Mariupol u bë në kohën kur korridoret humanitare të krijuara për t’i lënë civilët të largoheshin, po ashtu, nuk u respektuan në shkallën e pritur për shkak të luftimeve të vazhdueshme, duke lënë qindra-mijëra ukrainas të bllokuar dhe pa furnizime me gjëra elementare.

OBSH-ja tha më 9 mars se ka konfirmuar 18 sulme në objektet shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus dy javë më parë dhe kishte konfirmuar 10 persona të vdekur në sulmet ndaj objekteve shëndetësore dhe ambulancave që nga fillimi i luftimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

Një rasti i plagosjes më armë zjarri ka ndodhur sot në Prishtinë.…

Fetai nuk di se përse u shkarkua ish Reisi i BFI-së Sulejman Rexhepi

Fetai: Tani për tani po analizojnë gjithçka që është bërë në këtë…

Asnjë institucion nuk e zbaton shqipen plotësisht

Më shumë se dy vite nga hyrja në fuqi e Ligjit për…

Pas shfaqjes së mizorive ruse në Bucha, OKB-ja: Do të ketë hetime për krime të mundshme të luftës

Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut,…

Gjendet i lidhur me litarë një person në rrugën magjistrale Deçan-Gjakovë

Policia bën të ditur se dje një person ishte gjetur i lidhur…