Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane (OBRIE) vlerëson se partitë shqiptare duhet të unifikohen dhe të shtojnë përpjekjet për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, e cila duhet të garantoj të gjitha të drejtat e qytetarëve pa dallim përkatësie etnike, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Është koha dhe momenti i fundit që Kushtetuta e Maqedonisë të garantoj një shtet demokratik, i cili respekton të gjitha të drejtat e qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike apo religjioze. Me ndryshimet kushtetuese duhet të rregullohet edhe statusi i shqiptarëve, të cilët përbëjnë rreth 30 për qind të popullsisë dhe që kontribuojnë fuqishëm në buxhetin e shtetit”, thekson në reagimin e OBRIE.

Kjo organizatë kërkon që partitë shqiptare me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare të kërkojnë definimin e qartë të popullin shqiptarë dhe gjuhës shqipe në Kushtetutën e vendit.

“Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj, janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”. Gjithashtu duhet të hiqet emërtimi 20 për qind dhesimbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike”
Gjithashtu kërkohet që gjatë plotësimin dhe përmirësimit të aktit më të lartë juridik të sigurohet barazi sociale dhe ekonomike për të gjitha komunitetet në vend./INA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…