Shaqir Fetai, në fb-un e vet poston një urim për filantropin më të madh shqiptar për momentin, z. Lazim Destanin, i cili këto ditë e solli në vendlindje, në Tetovë, Kompaninë e vet e cila prodhon makinën elektrike e-GO! Në prezencë të kreut më të lartë ekzekutiv, kryeministrit të vendit, ministrave, liderit të shqiptarëve të RMV-së, z. Ali Ahmetit, u hodh guri themeltar i kesaj Fabrike e para dhe e vetmja në rajon e që do të punësojë prej 3000 deri në 4000 veta.
I ekzaltuar nga ky gjest, edhe pse ishte i përjashtuar nga ky event, Shaqir Fetai e përuron z. Destani, me një hatërmbetje të theksuar se pse nuk e ka ftuar në këtë event, makar ta mbante tavllën me llokuma për pjesëmarrësit.
Shaqir Fetai “mburret” me aktin e filantropit shqiptar për të investuar në vendlindje! Po Shaqir Fetai, në aspektin bisnesor, çka bëri për vendlindjen e vet?
E pati mundësinë, e përuroi gurëthemelin, e kumtoi afatin e ndërtimit të një qendre tregtare në mes të Gostivarit, e cila, në vlerë prej miliona dollarë do të ngelte vakëf i Myftinisë së BFI në Gostivar! Ky moment dëshmon për faktin se vendlindja e Shaqir Fetait mund të dihet vetëm prej Një Zoti! Vështirë të jetë Gostivari, ndryshe, arabët, investitorët serioz nuk do ta linin këtë projekt të nisur e të iknin të zhgënjyer. Apo, mbase e hetuan se Shaqir Fetai deshti t’i vjedhë?!
Shaqir Fetai dhe Lazim Destani janë dy antipode që dëshmojnë për dy dëshira të zjarrta: njëra, si në rastin e Shaqir Fetait, për ta vjedhur vendlindjen dhe, tjetra, si në rastin e Lazim Destanit, për të investuar në vendlindje!
Hajni i poshtër t’i gëzohet filantropit të lavdishëm?!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

VIDEO/ Kërcënim kundër njerzimit, rusët shpërthejnë raketa pranë uzinës më të madhe atomike të Ukrainës

toritetet ukrainase të energjisë atomike kanë postuar video në internet që tregon…

Ja si i ha fitrat Shaqir Fetai

Shaqir Fetai, pasi i mbledh ato pak fitra e zeqat, vendos që…

Asnjë përparim rreth dialogut në takimin dy ditor Kosovë-Serbi në Bruksel

Delegacionet e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel në kuadër të dialogut me…

Dezorganizim, diletantizëm apo sabotim

Lidhur me një dokument të lëshuar nga bashkësia “fetare” e Shaqir Fetait,…

Skandaloze: Ç’mund të pritet prej një tradhëtari

Ali Ahmeti, që kur e amnistoi veten nga të kualifikuarit dhe të…