Një nxënës 17-vjeç është arrestuar për vrasjen e profesoreshës në qytetin Ibbenburen në veriperëndim të Gjermanisë, kanë bërë të ditur autoritetet e sigurisë.

Incidenti ka ndodhur në shkollën profesionale, ku punonte profesoresha 55-vjeçare.

Zëdhënësi i prokurorisë në Munster, ka konfirmuar se i mituri ka thirrur policinë pas krimit të kryer dhe është dorëzuar pa rezistencë.

Dje pasdite profesoresha ishte vetëm në klasën e shkollës profesionale kur i dyshuari e vizitoi.

Djali dyshohet se ka sulmuar dhe vrarë profesoreshën me thikë. Ende nuk dihet motivi i krimit, pse profesoresha ka qenë vetëm dhe si ka ditur i dyshuari për këtë, shkruan DW.

Në vendin e krimit është shfaqur një numër i madh i policë dhe ekipe të shpëtimit që kishin edhe helikopter.

Zëdhënësi i policisë ka bërë të ditur se i dyshuari pritet sot të shfaqet në bankën e të akuzuarve. Nxënësi i dyshuar tashmë po gjykohet në pjesën perëndimore të Gjermanisë, për planifikim të shtënave masive në shkollën e tij në Essen.

Në aktakuzë thuhet se objektivat e tij supozohej të ishin mësuesit dhe nxënësit e tjerë.

Prokuroria federale bëri të ditur se 17-vjeçari kishte planifikuar të përdorte mjete shpërthyese në sulmin në atë rast, me qëllim që të kuptohej si një sulm terrorist i motivuar nga ekstremizmi i djathtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Brexit një pengesë edhe për shkencën

Brexit nuk do të prekë vetëm marrëdhëniet komplekse midis Britanisë së Madhe…

LSDM: Hetimi të vazhdojë edhe më tej, të përgjigjen të gjithë të involvuarit

Ndërtimi i sistemit juridik të pavarur, profesional dhe joselektiv po i tregon…

Diskriminohen nxënësit shqiptarë

Kumanovë: Kërkohet paralelet shqiptare të mësojnē në kabinete moderne si ato maqedonase…

KFOR-i rihap dy rrugë në veri pasi ishin mbyllur nga Policia për ta penguar kontrabandën

Për tri ditë, KFOR-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e…

“27 Prilli”, Gjykata e Apelit uli dënimin e Abdylfeta Alimit dhe Mitko Çavkovit

Gjykata e Apelit ka ulur dënimet me burg për të akuzuarit në…