Dokumenti “non-paper” që kryeministri slloven Janez Janša thuhet të ketë dorëzuar në Bruksel, kishte një paragraph të titulluar “Zgjidhje”.

Pika e parë e tij, ishte Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. E dyta, bashkimi i pjesës më të madhe të Republikës Srpska me Serbinë” e më tej, prekej dhe Kroacia. Çështja kombëtare Kroate mund të zgjidhet” ose, “duke bashkuar kantonet kryesisht kroate në Bosnjë-Hercegovinë me Kroacinë” ose duke i dhënë “Pjesës kroate” të vendit një “status të veçantë” – “bazuar në modelin e Tirolit të Jugut”, thuhej aty.

Ata që mbeten janë boshnjakët, që përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit. Sipas planit të Janšas atyre mund t’u jepet “një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur” dhe “për të cilin duhet të marrin përgjegjësinë e plotë”. Nëse boshnjakët nuk dëshirojnë, atëherë nuk kanë pse të hyjnë në Europë: “Ata mund të votojnë në një referendum për një të ardhme në BE ose jo në BE apo Turqi.” Boshnjakët myslimanë janë “përkohësisht” në favor të anëtarësimit në BE . “Por nëse kaosi vazhdon dhe me rritjen e ndikimit të Turqisë dhe islamit radikal, ” thotë Janša, “situata mund të përkeqësohet në dekadën e ardhshme në mënyrë drastike “. Dokumenti shkaktoi tronditje të madhe pas publikimit nga portali i djathtë i slloven “necenzurirano.si”, pasi çështja e rishikimit të kufijve, vazhdon të mbetet një tabu në Ballkan, ku prej tre dekadash përballen fort me njëri tjetrin dy koncepte: ai që kufijtë duhet të mbeten të paprekur dhe tjetri, që ata duhen vendosur sipas kritereve etnike.

Vetë kreu i republikës Srpska, Milorad Dodik sqaroi se as ai, e as presidenti serb Aleksandar Vucic nuk ishin në dijeni të dokumentit jozyrtar. Megjithatë Dodik theksoi se ideja e një ndarje paqësore të Bosnje dhe Herzegovinës nuk është diçka e re. “Të gjithë bien dakord me faktin se Bosnje nuk mund te ekzistojë më kështu sic është, dhe se ndoshta do të ishte më mirë të flisnim për një ndarje paqësore,” deklaroi ai në Beograd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…