E gjithë bota ka vendosur masa të rrepta për të izoluar përhapjen e koronavirusit, me marrjen e masave të ashpra të vendosura nga qeveria. Por nuk është vetëm izolimi në shtëpi dhe ai social, por OBSH ka bërë thirrje se kjo masë nuk do të mjaftojë për të frenuar COVID19, pandeminë që po rrezikon botën.

“T’u kërkosh qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, e të ndalosh lëvizjen e popullsisë, do të thotë të blesh kohë e të reduktosh trysninë ndaj sistemit shëndetësor. Por këto masa nuk mjaftojnë për të shuar pandemitë”, – tha drejtuesi i OBSH, Tedros Adhanom.

Kjo organizatë rekomandon që shtetet të zgjerojnë, trajnojnë dhe fuqizojnë resurset e kujdesit shëndetësor dhe shëndetit publik, dhe të shtojë testet.

“Hapet një dritare të dytë mundësish. Pyetja është: si do ta shfrytëzoni atë? Në rekomandojmë 6 hapa: Fillimisht, zgjeroni e trajnoni resurset shëndetësore dhe së dyti implementoni një sistem për zbulimin e çdo rasti të dyshuar.

Së treti, rrisni kapacitetin prodhues dhe aftësinë për të testuar. Së katërti, identifikoni e përshtasni strukturat që do të përdorni për të trajtuar dhe izoluar pacientët.

Së pesti, zhvilloni një plan të qartë për karantinimin e personave që kanë pasur kontakt me të prekurit. Së fundmi, rifokusoni të gjithë qeverinë në luftën kundër Covid-19”, – thuhet në një njoftim zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Janeva nga paraburgimi kërkon nga PSP që lëndët të dorëzohen në Prokurorinë Themelore

Prokurorja Speciale, Katica Janeva nga burgu hetues i Shutkës ka dorëzuar letër…

Përkeqësohet situata me virusin në Tetovë.Nëntë të vdekur dhe 124 janë në oksigjen

Nëntë persona të vdekur në Tetovë.Ky është bilansi për 24 orët e…

Të shtënat në një bar lanë të vdekur një person dhe 14 të plagosur

Një shkëmbim zjarri në një bar plot me njerëz në St. Paul…

Mickoski kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një dalje për media tha se…