Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim lidhur me orën policore gjatë festave të 1 majit, duke mos pranuar karantinën treditëshe.

Më 1, 2 dhe 3 maj, gjegjësisht e premte, e shtunë dhe e diel, do të lejohet lëvizja e qytetarëve nga ora 05:00 deri në 14:00. Ndalimi i lëvizjes në të gjithë vendin do të fillojë në orën 14 dhe do të shkojë deri në orën 05 të mëngjesit ditën tjetër.

Për personat mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën do të lejohet nga ora 05 paradite-11 pasdite.

Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë deri në 18 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën do të kenë mundësi të lëvizin nga ora 12:00 deri në 14:00.

Të gjitha masat e tjera për mbrojtjen nga Covid-19 mbeten në fuqi nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë vendim konfirmohet se nuk është pranuar karantimi treditësh që ishte rekomanduar nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…