Qytetarët e Malit të Zi kanë nisur protestat duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Përpos kërkesës për zgjedhje, qytetarët shprehën edhe revoltën e tyre ndaj nismës “Ballkani i Hapur”. Ata kundërshtojnë përfshirjen e Malit të Zi në nismën e ndërmarrë nga tre vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, raportojnë mediat në Podgoricë.

Deputetja e Partisë Socialdemokrate (SDP) Draginja Vuksanoviç Stankoviç u shpreh nga protesta se “nuk do të lejojnë shërbëtorët e presidentit Aleksandër Vuçiç të pushtojnë Malin e Zi.”

“Nuk do të ketë Ballkan të Hapur, nuk do të ketë botë serbe. Dritan Abazoviç, ju që jeni ndihmësi i Vuçiçit, mund të trumbetoni vetëm Ballkanin e Hapur në Beograd, Vuçiç, Vulin, Rakoviç dhe Beçkoviç. Mali i Zi nuk do të komandohet nga Terazij dhe Dedinje por larg duart nga Mali i Zi”, ka thënë Stankoviç.

Aktivisti Vido Drashkoviç tha se “në një mijë vjet të ekzistencës së tij, Mali i Zi nuk ka pasur paqe, ashtu siç nuk ka sot”.

Ai u shpreh se “Ballkani i Hapur” nuk është asgjë më shumë se sa një botë serbe për të bllokuar Malin e Zi në rrugën drejt integrimit. Teksa iu refrua Dritan Abazoviqit, aktivisti e cilësoi si ‘fshesë’ dhe ‘lopatë’ të atyre që kërkojnë destabilizimin e Malit të Zi.

“Qeveria klaro-nacionaliste pretendon se na ka liruar. Është e vërtetë, na ka çliruar nga të gjitha të mirat. Qëllimi i tyre është ta portretizojnë Malin e Zi si të paqëndrueshëm. Ata që janë fshesa dhe lopata e dikujt tjetër do ta shtyjnë Malin e Zi në Ballkanin e Hapur që nuk është gjë tjetër veçse bota serbe, për të ndalur Malin e Zi në rrugën e tij drejt BE-së për të mirën e shefit të tij nga vargmali i Andriqit. Në këtë, një njeri i vogël dhe një manipulator i madh po prijnë. Me nënshkrimin e kontratës me KOS, ai e dinte se do të destabilizonte Malin e Zi, që ishte qëllimi i tij. Para nesh janë dy rrugë – Ballkani i Hapur dhe BE. Qytetarët po vijnë në vete. Nëse nuk mendojmë, do të hasim telashe përpara e dyerve tona”, tha Drashkoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Jugokoreanët votojnë me maska dhe doreza

Koreja Jugore ka mbajtur zgjedhje sikurse asnjë shtet tjetër. Votuesit kanë vendosur…

Tërmet në Kroaci

Një tërmet ka goditur Kroacinë. Sipas raportimeve nga Qendra Evropiane për Menaxhimin…

Norvegjia shkarkon 30 anëtarë të Gardës Mbretërore shkaku i përdorimit të drogës

Tridhjetë anëtarë të Gardës Mbretërore Norvegjeze do të shkarkohen nga shërbimi për…

ShBA, mbi 2,400 të vdekur e mbi 26,000 të infektuar për një ditë

Numri ditor i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka arritur…

Tilev: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, negociatat me BE-në nuk do të mund të vazhdojnë

Këshilltari shtetëror për politika evropiane në Sekretariatin për çështje evropiane, Dragan Tilev,…