Norvegjia ka dëbuar sot më shumë se 12 punonjës të ambasadës ruse në Oslo, të cilët thotë se po punojnë si agjentë të inteligjencës për Moskën.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze, masa vjen si përgjigje ndaj një kërcënimi në rritje të inteligjencës nga Moska dhe një “gjendjeje të përkeqësuar të sigurisë” në Evropë.

Po ashtu bëhet e ditur se ky institucion kishte monitoruar 15 punonjësit e ambasadës dhe kishte gjetur se ata ishin “të përfshirë në aktivitete që nuk janë në përputhje me statusin e tyre diplomatik”.

Ata janë deklaruar si persona non gratae, janë hequr nga imuniteti diplomatik dhe duhet të largohen nga vendi “së shpejti”, thanë nga ministria.

Dëbimi vjen mes shqetësimeve më të gjera të sigurisë mes vendeve evropiane pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

“Rusia aktualisht paraqet kërcënimin më të madh të inteligjencës për Norvegjinë. Ne e marrim këtë shumë seriozisht dhe tani po zbatojmë masa për të kundërshtuar aktivitetet e inteligjencës ruse në vendin tonë”, tha ministrja e jashtme, Anniken Huitfeldt.

Vendimi vjen një vit pas dëbimit të tre oficerëve të inteligjencës ruse, të cilët po ashtu punonin nën mbulesë diplomatike në Oslo.

“Do të doja të theksoja se Norvegjia po kërkon të mbajë marrëdhënie normale diplomatike me Rusinë dhe se diplomatët rusë janë të mirëpritur në Norvegji. Por Norvegjia nuk do të pranojë që misionet diplomatike ‘të keqpërdoren për qëllime të kryerjes së aktiviteteve të fshehta të inteligjencës’, shtoi Huitfeldt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

32 vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese, kjo është deklarata e plotë (FOTO)

Më 2 korrik, 1990, 114 delegatë miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të…

Policia konfiskon armë dhe municione, arrestohen dy persona

Dy persona nga Gjevgjelia janë arrestuar pasi policia gjatë bastisjes në ambientet…

Historiania e një universiteti në Holandë: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, s’duhet të zgjasë mbi dy-tre vjet

Historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore…

Pas shembjes së ndërtesës të mediave në Gaza, reagojnë edhe SHBA-të

Kulla Jala, e cila u shkatërrua nga sulmi ajror izraelit, gjithashtu strehoi…

Kosovë-Zvicër, ja formacionet e mundshme

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në ‘Fadil Vokrri’ do të përballet…