Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë olimpike, pasi në finale, në kategorinë deri në 57 kilogramë e mposhti francezen, Sarah-Léonie Cysique.

Kjo është medalje e dytë e artë që Kosova ka fituar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Të shtunën, xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike. Në Rio më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi kishte fituar medaljen e artë. Kosovën në Lojërat Olimpike sivjet e përfaqësojnë 11 sportistë, në gjashtë sporte.

Ky organizim është shtyrë nga viti 2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Liderët e G7 shpalosin planin anti-pandemi

Johnson: Të sigurohemi që shkatërrime të tilla të mos përseriten më Udhëheqësit…

Menduh Thaçi u dënua me 3.2 vjet burg, reaguan nga PDSH-ja

Aktgjykimin e Gjykatës Penale për rastin “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale Publike…

Çka e shkaktoi rënien nga qielli të mbi 120 zogjve në Zvicër?

Rreth 120 zogj ranë nga qielli në Thurgau dhe ngordhën. Lexuesit dhe…

Pas vendimit që Berishës me familje t’i ndalohet hyrja në SHBA, Bugajski: Pse pikërisht Sali Berisha dhe pse tani?

Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit Thomas Countryman, thotë se vendimet për përcaktimin…

Britaniku i dënuar me vdekje për luftime në Ukrainë do të ekzekutohet nga rusët, thonë familjarët

Një britaniku të dënuar me vdekje nga një gjykatë ruse i është…