“Gjuha zyrtare e NLB Bankës është gjuha maqedonase dhe ajo angleze” kështu është përgjigjur NLB Banka një klienti nga Tetova i cili shqetësimin e tij dëshiron të ndajë me të gjithë të tjerët duke e bërë publike edhe komunikimin e tij elektronik, njofton TetovaSot.>
Ai ka kërkuar nga kjo bankë sqarime pse nuk hapin më shumë sportele pasi bëhen radhë të gjata dhe prijtet janë të padurueshme, por në vend që ti përgjigjet për shqetësimin e klientit, NLB Banka ka zgjedhur që të ofendojë shqiptarët duke thënë se gjuha zyrtare e NLB-Bankë është gjuha maqedonase dhe ajo angleze.
Pas kësaj përgjigje ofenduese ndaj klientëve shqiptarë, tetovari i ka treguar NLB-Bankës se edhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut edhe atë aty ku ka më së paku 20% të popullit shqiptarë e jo në Tetovë që 90% janë shqiptarë.
Ndryshe edhe faqja zyrtare e NLB – Bankës https://nlb.mk/ është vetëm në dy gjuhë edhe atë maqedonase dhe angleze.
Ja edhe komunikimi elektronik i klientit nga Tetova që për redaksinë e TS është i njohur por për shkaqe privatësie kemi fshirë emrin e tij.