“I gëlltitur nga balena”, tingëllon si ndonjë ëndërr e keqe e fëmijëve, por kjo është pikërisht ajo se çfarë i ka ndodhur një personi.

Rainer Schimpf nga Afrika Jugore ishte duke notuar në portin “Elizabeth” kur kjo ngjarje e paimagjinueshme i ka ndodhur.

Zhytësi 51 vjeçar gabimisht i është gëlltitur koka e deri te beli nga balena “Brydes” gjatë sezonit të ushqimit, transmeton Koha.net.

Ai, së bashku me dy kolegët e tij, i janë afruar balenës për të pasur pamje më të mirë për ta fotografuar atë, kur për një moment e gjeti veten në terr e të ngujuar në gojën e balenës.

Shumica e njerëzve do të ishin kapluar nga paniku, por jo edhe ky zhytës, i cili thotë se e ka ditur shumë mirë se në çfarë situate ishe.

Ai për The Telegraph ka thënë: “Nuk kishte kohë për t’u frikësuar apo për çfarëdo emocioni tjetër. E kam ditur menjëherë se çfarë më kishte ndodhur. E dija se një balenë më kishte kapur, dhe instinktivisht e kam mbajtur frymën, duke supozuar se do të zhytesha prapë dhe se ajo do të ‘përshtynte’ jashtë, diku në thellësi të oqeanit Indian”.

Momenti kur Rainer u gëlltit nga balena është kapur nga kamera.

“Kam ndjerë presion të madh rreth belit tim, gjë që mendoj se aty balena e kuptoi gabimin e saj.

Derisa balena u kthye në anën tjetër, ajo e hapi gojën pak për të më liruar mua, dhe unë u largova nga aty, e së bashku me mua ajo nxjerri jashtë tonelata ujë, derisa peshqit shkonin poshtë fytit”, shpjegoi Rabiner.

Rabiner ka kaluar ‘vetëm’ 1.8 sekonda në gojën e balenës, por që sigurisht ka qenë një makth i vërtet.

7 News Sydney@7NewsSydney

Extraordinary images show the moment a diver was almost swallowed by a whale off the South African Coast. #7News3685:11 AM – Mar 10, 2019320 people are talking about this

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Do të hapen dyqanet, restorantet e kafenetë, ja vendi i parë në Europë që planifikon të dalë nga izolimi

Synimi është nga 14 prilli. Dyqanet e vogla deri në 400 metra…

Deklarata shokuese e zyrtarit kinez: Koronavirusin në Kinë e solli ushtria amerikane

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian ka bërë deklaratë…

VIDEO / Ushtari izraelit qëllon me plumb pas shpine palestinezin… për qejf

Ky është momenti shokues kur një ushtar izraelit është regjistruar duke qëlluar…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…