Njerëzit gëlltisin dhe thithin nëpërmjet frymëmarrjes mijëra grimca plastike çdo vit, sipas kërkimeve të publikuara të mërkurën.

Këto mikro grimca plastike, që krijohen nga shpërbërja e produkteve nga më të ndryshmet si veshjet sintetike, gomat, lentet e kontaktit etj., gjenden tashmë kudo në planet, nga akullnajat më të larta deri në fundin e oqeaneve.

Shkencëtarët kanadezë kanë analizuar me mikroskop qindra të dhëna mbi ndotjen, duke marrë për bazë regjimin mesatar dhe modelin e konsumit të amerikanëve.

Sipas rezultateve të këtyre vlerësimeve një njeri i rritur gëlltit deri në 52 000 grimca plastike në vit. Dhe nëse merret parasysh ajri i ndotur, këto shifra arrijnë deri në 121 000, përcjell Atsh.

Rreth 90 000 grimca të tjera shtohen nëse konsumojmë vetëm ujë në shishe, shton ky studim, i publikuar në revistën “Environmental Science and Technology”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Presidenti kroat shkakton një skandal diplomatik me Suedinë dhe Finlandën

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq duket se ka shkaktuar një tjetër skandal diplomatik.…

Një tërmet me magnitudë 3.8 shkallësh të Rihterit ka goditur Kroacinë

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës së Rihterit goditi Kroacinë…

Rreth 5.000 shtetas të Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar kanë kërkuar azil në BE

Vitin e kaluar, 4.922 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kërkuan azil në…

Arrestohen tre shtetas serbë në Gjilan, kapen me 11 kilogramë drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona shtetas të Serbisë pasi i…

Këto janë dy marrëveshjet e para që do nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët të qeverive shqiptare

Ashtu siç tashmë është bërë zakon, Qeveria e Kosovës dhe ajo e…